Lifestyle

CAROLINA FERIOLI kreatorja e së ardhmes

Carolina Ferioli, ka prezantuar koleksionin e saj të fundit në Javën e Modës në Vankuver. Ky brend sjellë elegancën dhe kreativitetin,  me një përzierje të detajeve unike, që i karakterizojnë veshjet e kreatores. VFW është një nga javët e modës që po rritet, dita ditës me pjesëmarrjen e kreatorëve nga e mbarë bota.  Qysh 17 vjet më parë, VFW ka operuar si një kompani lokale me instinkte dhe intuitë globale, duke i materializuar këto ide në një organizim kaq të rëndësishëm.

photo profile

Ndërsa kur jemi tek kreatorja italiane Carolina Ferioli, e cila këtë herë solli koleksionin të titulluar “Walk like a man”, shohim një dëshirë të artistes për të na treguar një storie të gruas moderne dhe të pavarur, e cila duhet të përballet me sfidat e përditshmërisë, e për këtë arsye koleksioni përbëhet nga materiale të veshjeve për burra dhe prerje e detaje që sjellin një harmonizim të tyre, duke na vënë një prekje uniseks. Ngjyra kryesore i jep veshjeve theks më të errët, të kombinuar me pinkun klasik, blunë mbretërore, e në këtë mënyrë duke krijuar një plejadë hijesh e shkëlqimi, frymëzuar nga arkitektura kontemporane.

2

Në të njëjtën kohë materialet sjellin klasiken, frymëzuar nga filozofia japoneze, në të cilën esenca gjendet tek kërkimi i inovacionit nga këndvështrimi vizual dhe nevoja për të jetuar dhe për të çmuar, evoluimin e vazhdueshëm të natyrës së realitetit. Qëllimi i këtij brendi është gjithmonë të sjellë veshje origjinale, ashtu siç janë dizajnuar ato, si objekte që na shërbejnë dhe janë aty për një kohë të gjatë.

1

Carolina Ferioli është një dizajnere e re nga Bolonja e Italisë. E mahnitur nga bota e modës që në moshën 3 vjeçare, e diplomuar në Milano pranë IED European Institute of Design në 2012, për të vijuar si e punësuar në një kompani plus-size, për tri vite. Në moshën 26 vjeçare ajo debutoi në botën e modës me një linjë të përfaqësuar nga gruaja praktike, modern, elegante dhe e sofistikuar, në çdo orë të ditës. Ngjyra bazë dhe që e karakterizon filozofinë e brendit është e zeza, e cila do të jetë e pranishme në secilin koleksion të Carolina Feriolit.

 

admin

Artikujt e tjetrë