Kulturë

Lamtumirë Hadi Shehu!

Sot u shua aktori ynë i mirënjohur Hadi Shehu, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, rolet e panumërta si në film ashtu edhe në teatër skaliten te publiku emrin e një personaliteti, që do të ruhet ndër breza.  “Mendoj se në radhë të parë përpos disa elementeve tjera tek aktori duhet të mbizotërojë dashuria për skenë, kjo është në radhë të parë. Duhet ta dashurosh skenën në mënyrë që ta realizojë vetveten, t’i japish publikut kënaqësi, të njëjtën kohë me emocionet tuaja të japësh mesazhin e duhur spektatorit, i cili përmes atij mesazhi do ta kryej një shpëlarje shpirtërore, do të mbushet me ato emocione të cilat ti i zbrazë para publikut dhe për një kohë besoj se ai publik i cili e sheh atë aktor i cili jep një mesazh për një kohë do të jetë krejt më ndryshe. Mendoj se ky është mesazh i aktorit, është mesazh edhe i artit në përgjithësi për ta bërë shpirtin e spektatorit më të pasur, t’ia lehtësojë mundimet që eventualisht i ka, që së paku një ditë apo një javë, apo një muaj ta drejtoj në një disponim tjetër të mirë dhe ti japë energji pozitive. E këto energji i jep qoftë artisti, qoftë piktori, shkrimtari etj., të cilat duhet t’ia japë spektatorit. Janë edhe disa elemente tjera, ka shumë njerëz që kanë dëshirë të bëhen aktorë, por janë disa parakushte tjera të cilat duhet ti ketë secili krijues pra edhe aktori, e këtu është në radhë të parë emocioni e cila është arma më e madhe e aktorit me të cilin disponon, është të folurit në skenë. Pra skena është laborator që mësohen shumë gjëra , ku mësohet edhe gjuha e pastër.”-  do të shprehet në një intervistë dhënë pak kohë më parë aktori. Ai është njëri prej themeluesve të Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e Artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role në drama të ndryshme Ndër to edhe në: ” “Fisheku në pajë “, “Njeriu me top “, ” Epoka para Gjyqit “, ” Monserati “, ” Kur shpirti ndërron jetë “…Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë:  “Gjurmë të bardha ” (1980), “Kur pranvera vonohet ” (1979), “Era dhe lisi ” (1979).

14324396_1390676800961890_6797566188284333100_o

admin

Artikujt e tjetrë