Lifestyle

Ta kërkosh të bukurën në veshje

Sot jetojmë në kohën e trendeve, në epokën e zhvillimit të hovshëm teknologjik e social dhe rrjedhimisht edhe lëvizjeve dinamike në sektorin e modës dhe stilit. E bukura sot ka një tjetër dimension, duke bërë kështu që pjesa më e madhe e grave të mahniten dhe të krijojnë një pasion tjetër, që do të ishte i pranishëm në mënyrë intensive në përditshmërinë e tyre.

Duke u bazuar edhe në teoritë e përgjithshme psikologjike, ajo që vëmë re fillimisht tek personi që kemi përballë është dukja, të cilën ekspertët e modës e përkthejnë në modë dhe stil. Mënyra se si jemi kombinuar vë në pah një pjesë të konsiderueshme të karakterit tonë, të asaj që na përfaqson. Përzgjedhja e kujdesshme dhe me shije e veshjeve është një dhunti, të cilën nuk e kanë të gjithë. Një pasion që emrat e njohur të modës e kanë kthyer në profesion, duke ndikuar pozitivisht në qasjen e të tjerëve ndaj stilit dhe në rikrijimin e shijeve personale.

received_10204494434192887

Kur jemi tek stili dhe e bukura, Sara Kolami është një nga vajzat e talentuara që dashurinë për modën e shpreh nëpërmjet dukjes dhe stilit të veçantë që e karakterizon atë.  Ajo studente e Psikologjisë dhe moderatore në TV, me  shumë ide, shije të kultivuar dhe një pasion të madh për veshjet. Në çdo paraqitje të saj ajo “projekton”, elegancën dhe bukurinë. Sara tregon se moda nuk ka qenë asnjëherë një nga prioritetet e saj, megjithatë stili  është diçka që ajo e ka krijuar sipas dëshirës dhe personalitetit të saj.  “Më duhet ta theksoj se moda nuk ka qenë asnjëherë prioriteti imi,  më shumë se pasion për modën mund të them se ka qenë më shumë pasion për të krijuar një stil timin, ndryshe nga shumica.  Të kesh stil do të thotë të shfrenosh dëshirat dhe shijet e tua dhe t’i përkthesh ato në veshje, që harmonizohen jo vetëm me njëra -tjetrën por edhe me gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhem. Fakti që jam rritur në Greqi me ka ndihmuar të jem sa më e lirë dhe të thyej shumë tabu që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në Shqipëri. Sepse  Veshja nuk është gjithçka dhe patjetër, që ajo tregon shumë por do ta vlerësoja shumë më shumë stilin pavarësisht markës, që ato kanë.  Një stil i veçantë patjetër që lë mbresa dhe siç thotë Coco Chanel “Vishu keq dhe do mbajnë mend veshjen, vishu mirë dhe do mbajnë mend gruan.”

received_10153228110993109

Tendencat e shumta që rikthejnë stilin e kaluar në ditët e sotme, bëjnë që mundësia për të eksperimentuar me veshjet të jetë më e lehtë dhe me më shumë alternativa. Një nga këto trende që bënë pjesë në shijet e Sarës është stili bohemian, vitet e 60-ta.

“Moda që na ka rikthyer në festivalet hipi të Woodstock-ut janë evenetet apo periudha më me ndikim në shijet e mia personale për veshjen dhe gjithashtu më duhet të përmend edhe Enada At Nikollën, e cila ka një stil mahnitës, shik dhe klas në përsosmëri. Ndërsa një tjetër dizajner i mrekullueshëm është Oliver Rousting, pastaj është Alexander Wang, Trussardi e mbi të gjithë Karl Legerfeld.”

admin

Artikujt e tjetrë