Lifestyle

Një dasmë ëndrrash

Inka Misini është nusja nga Spanja që vendosi ta realizojë dasmën e ëndrrave në Kosovë. Ajo jeton në Zvicër ku dhe ka vijuar kursin për Gjuhën Shqipe gjë që i ka ndihmuar që ta përvetësojë më mirë gjuhën. Përveç gjuhës Inka është e familjarizuar edhe me ceremonitë e ndryshme tradicionale që bëhen në Kosovë. Ajo tregon se kur vendosën me bashkëshortin ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore, ishte GrandDecor adresa e duhur për të materializuar të gjitha idetë që kishin. “Pas disa kërkimeve në internet gjeta GrandDecor si një nga kompanitë që bënë dekorime dhe organizime të mahnitshme. GrandDecor i bënë dekorimet sikur në Zvicër, u jam mirënjohëse për gjithçka të bukur që ka qenë pjesë e dasmës tonë.”

IMG_4633

Inka thotë se momenti më i bukur gjatë dasmës ka qenë dalja e çiftit në ballkonin  restorantit i cili dukej aq bukur, një moment që e ka bërë të ndihet si nuse e veçantë, me tërë ato lule, ndriçim i mrekullueshëm dhe gjithë ata njerëz që kishin ardhur për të qenë pjesë e lumturisë së dy të sapomartuarve. Megjithatë dasmat shqiptare ashtu si në çdo vend tjetër të botës, kanë karakteristikat e tyre që e dallojnë nga dasmat tjera, duke përfshirë këtu disa rituale që janë pjesë e secilës dasmë shqiptare. Por si është ndjerë nusja spanjolle në një dasmë shqiptare në Kosovë? “ Dasmat shqiptare më kanë lënë një përshtypje të mirë ku do ta mbajë mend gjatë. Një event shumë festiv, shumë bukuri e këtu u referohem femrave të grimuara mirë, të veshura bukur dhe gjithçka e rafinuar deri në detaje. Ndërsa për dallim nga dasmat spanjolle, të cilat janë më të shkurtra do të thotë përfundojnë shumë më herët, e atë shqiptare duket sikur zgjasin pafund, gjithashtu në dasmat spanjolle ka më pak të ftuar dhe karakterizohen edhe nga detaje religjioze.”

IMG_4638

admin

Artikujt e tjetrë