Arte Pamore

Instinkti i ngjyrave

Pikturat janë mjeti që Dafinë Vitija ka Zgjedhur të komunikojë me botën që e rrethon ndërsa ngjyrat janë fjalët që përdorë teksa u jep ndjenjë dhe autenticitet.

  Ngjyra dhe forma në kombinime të ndryshme, sikur të ishin pjesë e një enigme. Në piktura dominon figura femërore ndërsa vetëm njëri sy i hapur është emëruesi i përbashkët i të gjitha punime të Dafina Vitijës. Përtej përkufizimit që mund t’i bëjmë artit, mbi të gjitha mbetet reflektim i gjendjes shpirtërore e artistit, botës së fantazisë së tij. Ta pyesësh Dafinën se kur ka filluar të merret me art, a pati ndonjë moment të caktuar në të cilën vendosi për këtë drejtim në jetë, të përgjigjet thjeshtë: linda bashkë me të! “Formimi artistik i imi ka ndodhur para se të ekzistoj unë, fal mrekullisë së gjeneve kam trashëguar ‘veti artisti’ nëse mundem ta quaj kështu nga nëna ime, e cila e ka të përfunduar edhe  Akademinë e Arteve dhe, që është frymëzimi im i parë. Si fëmijë kam qenë e tërhequr nga moda dhe muzika, duke qepur rroba për kukulla dhe duke kënduar pranë pasqyrës me krehër të improvizuar në mikrofon. Më pas me tu rritur jam përkushtuar në muzikë, më pastaj në dizajn të modës, dizajn të bizhuterive, ( të cilat vazhdoj t’i bëj për qejf) dhe aty ku ndihem më së shumti vetja është pranë pëlhurës dhe ngjyrave, ndjej përgjegjësi të madhe kur mbaj brushën në dorë. Është përgjegjësi e veçantë prej të tjerave. Atë përmbajtje që krijon brusha ime nuk duhet patjetër të jetë e bukur, sepse arti nuk duhet te jetë i bukur apo edhe perfekt. Ajo që krijon brusha ime duhet të japë ndjenjë dhe të reflektoj autenticitet. Ky qëndrim më jep përgjegjësinë që e përmenda më sipër. Pasi që arti në përgjithësi është gjithmonë duke u ‘ripërtëri’ besoj që formësimi artistik është një proces i vazhdueshëm, gjithmonë duke mbetur autentik në stilin dhe atë që të karakterizon një artist/e/.”- shprehet artistja.

12828340_10153457424272844_6336696980570528993_o

Edhe pse është marrë me muzikë dhe modë, Dafinën e ka udhëhequr gjithmonë impulsi krijues dhe perceptimi i botës nga një këndvështrim tjetër, pikturës. E nuk ka qenë e lehtë ta zhvilloj shprehjen e saj artistike, për të ndërtuar identitet në art. “Në fakt më duhet ta pranoj që kam eksploruar me frymën e stilit me të cilin ndihem më së shumti unë, sidoqoftë ato çka më ka ndihmuar ta përkufizojë këtë frymë kanë qenë ngjyrat, format, detajet, tekstura të ndryshme që mund t’i shohim çdo kund. Ato më kapin syrin. Pastaj i ‘homogjenizoj’ duke i kombinuar me motivet e mia.”- rrëfen ajo. Pikërisht për këtë arsye nuk i pëlqen që punimet e saj të kenë një temë të caktuar, por janë ngjyrat ato që i diktojnë krijimin. “Nuk ka ndonjë temë specifike. Atëherë kur i shoh ngjyrat, e kam një shkëndijë se si mund të duket në vazhdim piktura, më pëlqejnë kontrastet, plotkuptimet, më pëlqen të befasoj veten. Prandaj nuk kam dëshirë të ‘imponoj’ tematika, të cilat mund të rezultojnë të zbrazëta dhe pa ‘ngjyra’.”- thotë Dafina duke shtuar se ambiguiteti është sinonim i përmbajtjes së pikturave të mia, detajet, format, ngjyrat, kontrastet vetëm sa e bëjnë më të dukshëm këtë sinonim. Nëse beson në rolin politik dhe social të artit, Dafina, evidenton se këto dy aspekte janë të rëndësishme, por se në punimet e saj e përjashton politikën ndërsa ana sociale është e pashmangshme. “Personalisht nuk dua t’i ngatërroj politikën me art, besoj që mjaft e kemi përditshmërinë e ngarkuar me politikë dhe arti është një ‘ngushëllim’ që na pushon sytë dhe mendjen duke mos e menduar rolin e politikës në jetën e secilit. Megjithëse shumë artist e përdorin artin si formë revolte dhe pakënaqësie unë nuk dua ta aplikoj. Ai social është i pashmangshëm pasi që është prezent edhe në ekzistencializmin tonë si qenie njerëzore. Kështu që në një formë apo në një tjetër formë ajo nënkuptohet në art dhe kudo.”- shprehet Dafina.

admin

Artikujt e tjetrë