Shëndet

Buzëqeshja perfekte e ka një sekret: Dental v

DSCN3442

Sa kujdesemi ne për shëndetin oral, çfarë mund të bëjmë për të pasur një buzëqeshje që rrezaton?! Ndërsa gjithnjë e më shumë ka një trend në rritje për ndërhyrje estetike në dhëmbë, duke i bërë ata me formë dhe ngjyrë sa më të përsosur. Stomatologu Valon Berani në Flatra për këto dhe shumë këshilla tjera.

 

Cilat janë disa nga risitë më e rëndësishme në vitet e fundit në fushën e stomatologjisë?

Por duhet theksuar se risi në fushën e stomatologjisë ka gjithmonë dhe pothuajse çdo ditë, materiale të ndryshme dhe teknologji të ndryshme. Mirëpo në Kosovë gjatë kohës së fundit kërkohet gjithnjë e më shumë edhe ndërhyrje për qëllime estetike në dhembë, të cilat nuk kërkojnë shumë teknologji të sofistikuar, por kërkojnë materiale të gjeneratës së re dhe kërkojnë shumë durim dhe vëmendje në detaje nga ana e stomatologut për t realizuar një punë sa më të përsosur.

Ju në ordinancën Dental V për çfarë jeni më shumë të specializuar?

Ne në ordinancën Dental-v punojmë të gjitha shërbimet në fushën e stomatologjisë duke filluar prej ndërhyrjeve të thjeshta dhe deri te operimet dhe implantet, por ne kemi referime edhe nga disa ordinanca tjera për ndërhyrje estetike në dhëmbë. Gjithashtu kemi edhe specialistë për stomatologji të fëmijëve, një moshë së cilës i duhet tu kushtohet shumë rëndësi qysh në moshën e hershme. Edhe për këtë fushë të stomatologjisë kemi referenca të shumta nga ordinanca të tjera që udhëzojnë pacientë në ordinancën tonë. Duke bërë një punë me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm.

 Duket se është bërë trend edhe  ndërhyrja estetike te dhëmbët, sa po i kushtojnë rëndësi këtij aspekti?

Çdokush ka dëshirë dhe synim që t’i ketë dhëmbët e bukur, por jo secili ka mundësi materiale që ë kryej ndërhyrje estetike dhe të ketë dhëmbë me forma dhe ngjyrë të përsosur. Mirëpo në kohën e fundit artistë të ndryshëm në Kosovë, por edhe qytetarë të zakonshëm kanë filluar edhe me ndërhyrje estetike në dhembe me qellim të dukjes sa më të mire pasi që në rreth 70% të njerëzve gjëja e parë që bie në sy kur dikush buzëqesh janë dhëmbët.

DSCN3446

Pse shumë të famshëm ju zgjedhin për të pasur një buzëqeshje të përsosur?

Ndoshta jo shumë të famshëm (pasi që Kosova është e vogël) por kemi nga artistët tanë që na zgjedhin ne nëse dëshirojnë ndërhyrje estetike në dhëmbët e tyre me qëllim të ndryshimit te formës dhe ngjyrës së dhëmbëve. Kjo sidomos mund të bëhet me aplikimin e veneers-ave ne sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve që kanë filluar të bëhen trend edhe në Kosovë. Mirëpo ata nuk na kanë zgjedhur ne fillimisht vetëm për këto punë, por edhe për shërbime të tjera stomatologjike në ordinancën tonë.

Së fundi, cilat janë disa këshilla tuaja sa i përket kujdesit ndaj shëndetit të dhëmbëve?

Në fakt nga përvoja më duhet të them se në përgjithësi nuk i kushtohet vëmendja e duhur shëndetit oral, përkujdesit dhe parandalimit të prishjes së tyre. Dhëmbët duhet të mirëmbahen në atë mënyrë që duhet të pastrohen dy herë në ditë nga 2-3 minuta dhe një herë në ditë me penj (floss) si dhe me kontrolle të rregullta te stomatologu. Është me rëndësi që dhëmbët kur të pastrohen të përdoret teknika e duhur e pastrimit të dhëmbëve që secili stomatolog do të duhej tu demonstrojë pacientëve të tyre.

admin

Artikujt e tjetrë