Letërsi

Pse lexuesit, janë njerëzit më të mirë për të rënë në dashuri me ta

Keni përfunduar  së lexuari ndonjëherë një libër? Mendoj, ta përfundoni me të vërtet? Faqe për faqe.  Ju merrni frymë thellë, nga thellësia e mushkërive tuaja dhe uleni aty. Librin në të dyja duart, kokën poshtë në kopertinën e librit. Ju jeni i këndshëm dhe i zhytur në mendime. Ju ndiheni sikur një pjesë e juaja vetëm sa është fituar dhe është humbur. Ju keni përjetuar diçka të thellë, diçka intime. Ju kishit një metamorfozë intensive dhe disi kalimtare. Ashtu sikur të bini në dashuri me një të panjohur që nuk do ta shohësh me asnjë herë, juve ju dhemb kjo dhe ndjeni mall dhe trishtim për këtë çështje të përfunduar, por më të njëjtën kohë, ju ndjeheni të kënaqur. Plotë nga përvoja, lidhja, pasuria që vjen pasi që e tretni një shpirt tjetër. Ju ndjeheni të ushqyer edhe nëse ajo ka ndodhur për një kohë të shkurtër. Pjesa më e keqe në lidhje me zhdukjen e njerëzve që lexojnë është se ata janë më të mirë dhe më të mençur se mesatarja njerëzore dhe ndoshta njerëzit më me vlerë për të rënë në dashuri me ta në këtë ferr të cekët në tokë. Në vitet 2006 dhe 2009 studimet e publikuara nga Raymond Mar, një psikologe në Universitetin e York-ut në Kanadë dhe Keith Oatley një profesor i psikologjisë njohëse në Universitetin e Torontos, dhe “ teoria e mendjes”, e cila është aftësia e mendimit, besimit dhe interesit përveç tyre thonë se ata që lexojnë janë më të ndjeshëm. Ata mund të japin ideja të reja , duke i ruajtur dhe duke mos i refuzuar ato. Ndërsa kjo është menduar të jetë një tipar i lindur te të gjithë njerëzit që kërkon nivele të ndryshme të eksperiencave sociale për të sjellë diçka si rezultat. A e keni pare ish të dashurin tuaj ndonjëherë me libër në dorë? A keni biseduar ndonjëherë për librat? Nëse ju nuk e keni bërë, atëherë ju ndoshta duhet ta ndryshoni këtë. Nuk është për tu çuditur se lexuesit janë njerëz më të mirë. Duke përjetuar jetën e dikujt tjetër nëpërmjet syve abstrakt ata kanë mësuar se çfarë ndjenje është të lësh trupat e tyre dhe të shohin botën përmes kornizave të tjera. Ata kanë qasje në qindra shpirtra dhe mbledhin mençurinë e të gjithë atyre. Ata  kanë parë gjëra që ju kurrë nuk do t’i kuptoni dhe kanë përjetuar vdekjen e njerëzve që ju kurrë nuk do ta dini. Ata kanë mësuar se  çfarë është të jesh një grua, dhe një burrë. Ata e dinë se çfarë është ta shohësh dikë duke vuajtur. Ata janë të mençur përtej viteve të tjera. Një studim tjetër i vitit 2010 përforcon këtë ide me rezultatet që dëshmojnë më shumë histori që fëmijët kanë lexuar për ta. Përderisa gjithkush mendon se fëmijët e tyre janë më të mirët… më të mirët janë ata që lexojnë dhe kanë avantazh me të vërtet, janë më të mençur më të adaptueshëm dhe më të zgjuar.

You Only Live Once Concept
You Only Live Once Concept

Ata nuk do të flasin me ty … Ata do të bisedojnë me ju

Ata do të ju shkruajnë letra dhe tekste në vargje. Ata janë fjalë shumë, por jo në mënyrë të padurueshme. Ata nuk japin vetëm përgjigje për pyetjet e juaja, por kundërshtojnë me mendime dhe teori të thella.  Ata do të ju ngazëllejnë me njohurit dhe idetë e fjalëve të tyre. Sipas studimit “Çfarë i bën leximi mendjes?” nga Anne E. Cunningham, Universiteti i Kalifornisë, leximi ofron një mësim fjalori që fëmijët nuk mund ta arrijnë vetëm nga shkollimi. Sipas Cunningham, “pjesa më e madhe  e rritjes së fjalorit gjatë jetës së fëmijës ndodh në mënyrën indirekte përmes ekspozimit të gjuhës dhe jo nëpërmjet mësimdhënies së drejtpërdrejtë.” Bëni një nder vetes dhe dilni me dikë që me të vërtet di se si ta përdorë gjuhën e tyre.

Ata jo vetëm se e din çfarë thoni… Ata ju kuptojnë juve se çfarë thoni

Ju duhet të  bini në dashuri vetëm me dikë që sheh shpirtin tuaj. Duhet të jetë dikush që ka arritur të mbajë ato skuta brenda jush që askush nuk ka mundur më parë. Duhet të jetë jo vetëm dikush që ju njeh juve, por dikush që ju kupton juve. Sipas psikologut David Comer Kidd, në shkollën  e re për kërkime sociale “ Çfarë shkrimtarët e mirë bëjnë është të ju bëjnë juve të ndiheni shkrimtarë.” Pa plotësia e karaktereve kthen mendjen tuaj për të duke u përpjekur të kuptojë mendjet e të tjerëve.”

Ata nuk janë vetëm të zgjuar…  Ata janë të mençur

Duke qenë tepër të zgjuar është ndoshta e padurueshme. Nevoja për një bisedë të mprehtë është shumë më e domosdoshme se sa ju besoni, dhe duke rënë në dashuri me një lexues do të rrisni nivelin e kësaj bisede. Sipas Cunnigham, lexuesit janë më inteligjent, për shkak të fjalorit, kujtesës dhe aftësive të tyre. Ata kanë funksione të larta njohëse dhe mund të komunikojnë në tërësi në formë shumë efektive. Duke gjetur dikë që lexon është si të dalësh me mijëra shpirtra. Është si një takim me profesor, një romantik apo një eksplorues. Nëse ju sot do të dilni me dikë që lexon shumë, atëherë ju, gjithashtu  do të jetoni me njëmijë jetë të ndryshme.

Përktheu: Kaltrina Krasniqi 

admin

Artikujt e tjetrë