Kulturë

Na bëni të ëndërrojmë!

E vërteta është se aktorët, të vetmit heronjtë viziv të magjisë që na jep një film, por në fakt ata janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe ne këtu, në fakt, dëshirojmë tu tregojmë se kush e qëndron pas kuintave kur realizohet një film. Me përkushtim dhe dashuri.

 

Vesa Kraja, kostumografe, është një nga të paktat femra me këtë profesion, të cilin e do shumë.  Tashmë është pjesë e pandashme e filmit, me përvojën e saj të parë si kostumografe në filmin ‘Kulla e sahatit’ për të pasur gjithmonë ambicie realizimin e kostumografisë së një filmi të viteve ’20-të.

Si vendosni se cili karakter çfarë duhet për të veshur?

Fillimisht kur lexohet skenari përafërsisht ose saktësisht tregohet koha kur zhvillohet ngjarja varet krejt ku na dërgon skenari dhe kjo është pika e parë për kostumografin. Pastaj vjen bashkëpunimi me regjisorin kur tregon se si do ta realizoj këtë ngjarje me stil me periudhë. Kostumografia në film zakonisht është shumë e madhe se ka shumë karaktere po varet gjithmonë nga personazhet çka janë? Çfarë roli shoqërore kanë? Prej nga vijnë? Duhet fillimisht t’i punohet një lloj historiku në vete që mua si kostumografe më ndihmon dhe kjo të sjellë deri te veshja e secilit personazh karakter të një filmi.

Cilat janë “hulumtimet”që bëni kur angazhoheni në një film?

Hulumtimet e një kohe të caktuar në një skenar unë i filloj me librin historik të kostumeve që të orientohem në kohë. Pastaj vjen vendi ku zhvillohet ngjarja e filmit sepse në asnjë vend nuk kanë qenë të njëjta veshjet gjithmonë diçka i dallon. Kur këto dy pikë gjenden atëherë marrim skicimin e veshjeve të personazheve dhe ngjyrat, të cilat dua t’i përdor në kostumografin e filmit.

A mund të na veçoni ndonjë karakter të filmave, në të cilat jeni angazhuar gjatë viteve?

Një ndër karakteret që e kam gjithmonë të dashur shumë është Mjeshtri i orëve -Luan Jaha te filmi “Kulla e Sahatit” i Arzana Krajës. Ndoshta e veçoj se është filmi im i parë që e kam punuar në mënyrë shumë profesionale dhe më shumë dashuri.

Për ju cila mbetet periudha më e bukur sa i përket kostumografisë? 

Periudha më e bukur për mua janë vitet 1920. Dhe shpresoj shumë që ndonjëherë do ta punoj një film në ato vite.

admin

Artikujt e tjetrë