Lifestyle

Vankuver bëhet qendra e modës

Vancouver Fashion Week është një eksperiencë novative dhe diverse në botën e modës, e cila prezanton dizajnerë debutues dhe dizajnerë të njohur botëror. Ndërsa për herë të parë një revistë nga Kosova është media partner në këtë event botëror. Revista Flatra do tu sjellë të gjitha të rejat dhe intervista ekskluzive me emra të njohur të modës. VFW  është java që po zhvillohet me në shpejtësi marramendëse në segmentin e modës dhe eventi i vetëm, që në mënyrë aktive kërkon dhe sjellë dizajnerë ndërkombëtar dhe fitues të çmimeve nga 25 kryeqendrat botërore të modës. Ky përvjetor i dytë shtatë ditor do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës, të ftuar, profesionistë të industrisë së modës, klientë, media ndërkombëtare dhe figura të njohura të skenës. VFW tashmë ka krijuar një traditë me përfaqësimin e saj në shumë media ndërkombëtare dhe të gjitha ato lokale si CBC, Metro, The Province i dhe në revista të njohura të modës siç është Vogue, Glamour dhe Flare.

javaaa

Edicioni i sivjetmë do të ketë mbrëmje gala të hapjes me 20 mars ndërsa Java e prezantimit të koleksioneve Vjeshtë/Dimër 2017 nga dizajnerë të njohur do të nisë më 21 deri më 26 mars. Gala mbrëmja në Javën e Modës në Vankuver, Vjeshtë / Dimër 2017, do të nisë me stil duke drejtuar vëmendjen nga pjesëmarrësit e shout, që do të na dhurojnë një eksperiencë të mahnitshme edhe gjatë këtij edicioni. Të ftuarit do të shoqërohen me një mbrëmje të paharrueshme nën tingujt e muzikës së përzgjedhur, performancave dhe nga një paraqitje e shkurtër e asaj çfarë do të shohim ditët në vijim nga dizajnerët, me koleksionet e tyre.

Për 28 sezona, Vancouver Fashion Week, ka kremtuar multikulturalizmin duke tentuar që të identifikohen talentet e rinj dhe dizajnerët, të cilëve do tu ofrohet një platformë e tillë e rëndësishme ndërkombëtare.  Gjithashtu duhet nënvizuar faktin se VFW sjellë dizajnerë nga e mbara bota në një pistë.

javaa

admin

Artikujt e tjetrë