Lifestyle

AGK shpallë fituesit e vitit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpallur çmimet vjetore ku revista Flatra, ka fituar në kategorinë Fotografia më e Mirë e vitit 2016, me autor fotografin e mirënjohur Petrit Prenaj për mesazhin që ka transmetuar.  Gazetari i vitit u zgjodh Vehbi Kajtazi nga Insajderi.com, i cili  ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme për tema me interes të lartë për opinionin publik. Ndërsa shkrimi “Klinika ku verbërohen fëmijët” me autor Alban Selimi nga gazeta “Zëri”, është përzgjedhur storia më e mirë e vitit të kaluar, pasi që ka nxitur një debat të gjerë në opinionin publik, duke shpërfaqur problemet të mëdha në shëndetësinë kosovare. “Thonë se fotografia flet sa 1 mijë fjalë, porse fotografia fituese e Revistës Flatra në kategorinë Fotografia më e Mirë, me autor Petrit Prenaj, flet sa 1 miliard rreshta, për vet mesazhin që bartë.  Nëse për asgjë tjetër, fituesit e sivjetmë duhet të merren si model, për profesionalizmin dhe guximin qytetarë.”- u shpreh Shkelqim Hysenaj kryetari i Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës. Stafi i revistës Flatra në muajin tetor ia kushtoi kopertinën luftës kundër kancerit, një ndërgjegjësim dhe apel për këtë sëmundje, ndërsa Vita Beqiri, me shumë guxim dhe dëshirë u bë pjesë e kësaj kauze.

16796935_10212155281221464_5326638180712667292_o16819402_10212155279541422_2303221918408462252_o14516416_1089198774529975_8057068708267719997_n

 

admin

Artikujt e tjetrë