Kulturë

Super aktorët, që nuk kanë fituar kurrë Oscar

Ata janë nëntë yjet e “dorës së parë” në skenën ndërkombëtare të filmit, të bashkuar nga i njëjti fat i çuditshëm, nuk kanë fituar kurrë një çmim Oskar për aktorin më të mirë (ose jo).

 

 Me siguri ju i hodhët një sy listës së më poshtme, nga kurioziteti, dhe tashmë keni bërtitur: por si është e mundur? Po, aktorët që janë pjesë e kësaj liste janë të gjithë yje të përmasave botërore, të dashur nga gratë për bukurinë e tyre dhe regjisorët më të mirë për talentin e tyre natyral. Megjithatë, në tabelën e shpërblimeve – mungon statuja e lakmuar, e artë, çmimi maksimal për punën që ata e bëjnë.

  

  • Johnny Depp
  • IMG_0786

 John Christopher Depp, një nga aktorët më të paguar dhe të dashur të Hollivudit. Ka pasur tri kandidatura për Oscar, ka fituar Golden Globe. Kur do të vendos Akademia për të folur ashtu si duhet?

  • Harrison Ford
  • NO SALES OR SYNDICATION ALLOWED without the prior approval from Ina Treciokas at Slate PR. (310) 461-0102, (310) 691-6225 (cell) ina@slate-pr.com.--LOS ANGELES, CA. NOVEMBER 10, 2013--Actor Harrison Ford talked about his current movies and Oscar contending roles.     (Kirk McKoy / Los Angeles Times.)

 Një nga shtyllat e kinemasë botërore. Ai dha jetën për karaktere të paharrueshme si kontrabandisti hapësinor Ian Solo apo të arkeologut Indiana Jones e shumë të tjerë. Gjithsesi këtij “koleksioni” i mungon diçka kyçe, statuja e artë legjendare.

   

  • Brad Pitt
  • c0f4fe17915cf66562c5ddd92ffe6261

 Në curriculum e tij ka filma të paharrueshëm si “Seven” nga David Fincher, “Sleepers” etj, ka fituar një Golden Globe dhe është nominuar vetëm një herë për Oscar. Në 2009 merr një tjetër nominim të ri për interpretimin e mrekullueshëm të Benjamin Button, në 2012 dhe një tjetër, dhe vetëm kaq. Forca Brad mund t’ia dalësh.

 Edward Norton

kinopoisk.ru
kinopoisk.ru

Ai është i njohur nga regjisorët e gjithë botës për shkathtësitë dhe talentin e tij të lindur. Ai ka marrë dy nominime në Academy Award për filmat “Primal Fear” dhe “American History X”, duke fituar Globin e Artë për aktorin më të mirë për filmin e parë. Por interpretimet e tij nuk ia kanë mbushur fatkeqësisht mendjen plotësisht Akademisë.

 

  • Clint Eastwoood
  • clint-eastwood-crash-main

Mr. Eastwood ka fituar dy herë çmim Oscar për regjinë më të mirë, por kurrë si aktori më i mirë edhe pse me një karrierë shumë të gjatë. Është dominuar dy herë në këtë kategori, por është mundur nga Al Pacino dhe Tom Hanks.

 

  • Tom Cruise
  • LONDON, ENGLAND - JUNE 10:  Tom Cruise attends the European premiere of "Rock Of Ages" at Odeon Leicester Square on June 10, 2012 in London, England.  (Photo by Stuart Wilson/Getty Images)

Cruise i mirë është nominuar tri herë për Academy Awards dhe ka fituar tre çmime Golden Globe. Interpretimi i veteranit të Vietnamit, në “Lindur më 4 korrik” në vitin 1990 i dha atij emërimin e parë për çmimin Oskar dhe Globin e Artë. Në 1997 ai mori një kandidaturë të dytë Oskar, në sajë të “Jerry Maguire” dhe dy vjet më vonë për “Magnolia”. Asgjë nuk është bërë deri më tani.

 

  • John Travolta
  • maxresdefault

I madhi Xhon, është padiskutim një prej aktorëve më brilant të Hollivudit, me dhjetëra role të skalitura, ama vetëm dy herë i dominuar për Oscar si aktori ë i mirë. Zero statuja të arta edhe për të deri sot.

 

  • Samuel L. Jackson

samuel-l-jackson-mofo

Aktori ka marrë vetëm një nominim për “Pulp Fiction”, megjithë karrierën e tij të suksesshme. I përfshirë edhe në librin rekordeve botërore në vitin 2009 si aktori i cili ka arritur rekord të karrierës sa i përket shitjeve të biletave për filmat e tij. Si është e mundur që nuk ka marrë kurrë një Oskar? Fat tallës.

  • Liam Neeson
  • 54cb854fab7b8_-_esq-liam-neeson-flower-0311-lg

Ka qenë dominuar për herë të parë në 1994 për interpretimin e rolit të Oskar Schindler në filmin “Schindler’s List” të Steven Spielberg, por vetëm kaq. Një mëkat i vërtetë për një aktor i cili e ka filluar karrierën e tij në 1979 dhe ka qenë protagonist në 60 filma.

 

 

admin

Artikujt e tjetrë