Kulturë

Përjetësim në skulpturë

Duart e tij u kanë dhënë formë me dhjetëra personaliteteve shqiptare, talentin dhe dashurinë, të shkrirë në bronz, gur apo mermer. Tal Istrefi, skulptori nga Mitrovica në Flatra për jetën e tij, artin dhe veprat që po lënë gjurmë, jo vetëm në Kosovë, por mbarë botën. Megjithëse jetonte prej vitesh jashtë Kosovës, me pavarësinë e saj iu kthye rrënjëve, aty ku arti, puna po lartësojnë emrin e tij. Është nga artistët e pakët që flasin thjeshtë, shtruar dhe me pasion për jetën, punën që ka krijuar këtu.

“Që nga mbarimi i luftës në Kosovë, vendosa që të kthehem në vendlindje, Mitrovicë të jetoj dhe të punoj në vendin tim. Ashti si e dimë të gjithë Mitrovica ka probleme të shumta, por e di që në asnjë vend tjetër nuk do ta kisha gjetur frymëzimin dhe kënaqësinë më të madhe për të jetuar dhe për të punuar se sa këtu ne vendin tim dhe pranë familjes. Në lidhje me artin, profesionin tim si skulptor, kam shfrytëzuar njohurinë time duke iu përshtatur rrethanave ekonomike, më është dashur që artin tim ta mbajë në dy binarë, që do të thotë  se përveç artit figurativ dhe unik, punoj edhe në artin dekorativ nëpërmjet të cilit iu mundësoi punë familjes dhe mbi 20 punëtorëve.”- shprehet artisti Tal Istrefi.

13466270_1228626757156995_3189730938133724805_n

Kur i hedh një sy galerisë së veprave të tij artistike, nuk ka sesi të mos të bie në sy personalitetet shqiptare, ato figura që i ka njohur bota mbarë, si Skënderbeu apo Nënë Tereza, të gjithë aty në atelienë e tij të punës, të shkrirë në bronz, ashtu si i pëlqen edhe artistit sepse “bronzi ka atë forcën dhe fuqinë, përjetësimin dhe vlerën ku çdo vepër  përveç të tjerave ka dhe atë madhështinë që i jep materiali.” Por cili personaliteti apo ngjarja e kohës sonë ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në artin e Tal Istrefit?!

“ Te unë ka ndikuar mbi të gjitha edukata familjare, i rritur në frymën kulturore shqiptare dhe atë patriotike duke dëgjuar dhe parë, që nga fëmijëria histori të ndryshme të kulturës dhe vlerave tona. Mendoj se nga e kaluara jonë ka lindur civilizimi i kohës së sotme në mbarë globin, si popull me një histori te tillë ku që nga koha pellazge e deri më sot nga kjo farë hyjnore kanë dalë figura të ndritshme për mbarë njerëzimin, ashtu si kemi fatin që e përjetuam kohën e Nënës Terezë dhe jemi dëshmitarë të gjallë për Nënën e Shenjtë gjatë jetës së saj dhe shenjtërimin pas vdekjes. Mund të shprehem kështu pasi që Nënë Tereza ka qenë dhe do të mbetet  frymëzim për ne të gjallët, por nëse ekziston një jetë tjetër ajo do të jetë edhe frymëzim i asaj bote.”- tregon skulptori.

Sot ai njihet edhe si skulptori i Nënës Terezë, dy shtatore të saj që mbajnë “emrin” e Tal Istrefit janë vendosur tashmë në dy lokacione, Gjermani dhe Kanada. Ndihet i bekuar, frymëzuar dhe i plotësuar që kur vendosi për herë të parë të realizojë një skulpturë të Nënës Terezë.

11084244_999511636735176_8827058053408717659_n

“ Që nga koha ku për herë te parë kam dëgjuar për Nënë Terezën që edhe ajo ka gjak shqiptari si unë! Tashmë e shoh që e kemi obligim t’i nderojmë dhe mbrojmë vlerat tona ashtu siç na nderuan dhe mbrojtën të parët tanë. Skulptura e parë që ka zënë vend në oborrin tim është figura e Nënë Terezës e punuar në beton gravure dhe është vendosur në Zym të Hasit, kopja e saj është edhe në Shkup dhe disa vende tjera. Duke patur përkushtim dhe dashuri ndaj profesionit ku pasqyrohet profesionalizmi im, ka bërë që Ipeshkvia e Kosovës ti besojë dorës sime, ku pata fatin të jem autor i shumë veprave artistike ne Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë. Sigurisht që një nga veprat e mëdha që kam realizuar aty është edhe Zbritja e Shpirtit t’Shejt në kupolën e Katedrales, stemën DARDANIA SACRA si dhe kolonat e kambanores së Katedrales. Më duket sikur në punimin e parë kushtuar figurës së Nënës Terezë, ajo sikur më pranoi mysafir dhe më hapi dyert e shtëpisë së saj, ku  në çdo hap që hedh brenda kësaj shtëpie të bekuar shoh sukses në punë dhe jetën time. Hapin e pare që hodha brenda saj dhe kalova kufijtë e vendit duke arritur në Katedralen Johanes Pabtist në Münçhen të Gjermanisë, u ndjeva i lumtur për këtë gjë, pas kësaj me hapin tjetër u futa në muzeun e shenjtorëve të gjitha komuniteteve të botes martire, Schrinne Midlande në Toronto.”- tregon gjithë pasion, mirësi dhe krenari artisti.

E megjithatë puna e këtij artisti nga Mitrovica nuk po ndalet, as misioni i tij për të vazhduar me shtatoret e Nënës Terezë në shumë shtete të tjera të botës duke dhënë kontributin e tij jo vetëm ndaj bijës sonë, Gonxhe Bojaxhiut, shqiptares së mbarë botës, por edhe ndaj kombit shqiptar.

admin

Artikujt e tjetrë