Lifestyle

Iris Apfel një ikonë pa moshë

Iris Apfel është tashmë e njohur për stilin e saj, të gjitha revistat dhe në rrjete sociale  është bërë një ikonë. Guximi nuk i mungon kurrë për të eksperimentuar me ngjyra. “Kurrë nuk i mendoj këto gjëra, pse duhet të shqetësohem? Policët e modës nuk do të vijnë dhe do të më fusin në burg! I kam shumë qejf ngjyrat e shndritshme. Për aq kohë sa unë nuk ofendoja mamanë dhe bashkëshortin, ajo çfarë mendonin të tjerët ishte problem i tyre, jo i imi! Nuk jam nga ata njerëz që preferojnë ngjyrat pastel! Këto ngjyra më bëjnë nervoze. Nuk mund të jem kurrë si nëna ime sepse kurrë nuk e kishte një fije floku në vendin e vet! Ajo zgjohej në mëngjes dhe dukej sikur sapo kishte dalë nga një ndeshje boksi. Nuk jam si ajo. Të gjithë mund të kthejnë sytë për ta parë atë por në një mënyrë tërësisht ndryshe nga mua. Nëna ime ishte më shumë e disiplinuar në modë sesa jam unë. Unë thjesht eci me rrymën!” Gjithmonë në veshjet e saj ka një dozë spontaniteti dhe duket se ajo nuk jeton dot në një botë të ngurtë. “Nëse unë do ta dija çfarë do të isha duke bërë çdo ditë, do të çmendesha! Çdo ditë është ndryshe. Unë nuk bëj plane, ti bën ose diçka të mirë ose të keqe, por sidoqoftë ti e bën diçka. Unë eksperimentoj, jam kureshtare, dhe i provoj gjërat. Dhe nëse e pëlqej e bëj sërish!” Por çfarë na tregon moda për jetën tonë të përditshme sipas Iris?!

Iris-Apfel_Styling-Story_Stories-4

“Mendoj se shumica e njerëzve nuk e dinë se kush janë. Ata ndihen të sigurt nëse duken si dikush tjetër ose nëse vishen në stilin që të gjithë thonë se është në modë…njerëzit vuajnë për mënyrën sesi duken! Është e pabesueshme! Ata nuk dinë sesi të vishen dhe duken shumë të trishtuar. Por ju nuk mund ta mësoni stilin. Stili, mendoj, se ndodhet në AND-në tuaj. Ti mund të mësosh sesi të jeni në modë, ti mund të mësosh të vishesh më mirë, por unë nuk mund të besoj se ti mëson stilin. Si fillim ti duhet të dish se kush je dhe të vazhdosh që aty – dhe kjo është një punë shumë e madhe! Shumica e njerëzve nuk duan ta bëjnë këtë gjë, dhe ndihen të stresuar, unë gjithmonë them që më mirë është të jesh i lumtur sesa i veshur mirë.”

admin

Artikujt e tjetrë