Lifestyle

Gra që frymëzuan modën

Cilat, pse dhe si? Stilistët flasin për ikonat më të famshëm që frymëzuan, jo vetëm kreatorët, por edhe botën, veçanërisht gratë që mbetën në histori!

 Në çdo gjë që na rrethon është gjithmonë një pikë që gjeneron një vazhdimësi, një lindje …është gjithmonë një origjinë. Edhe në modë është kështu. Kur ne mendojmë për çfarë të veshim shpesh frymëzohemi nga tendencat apo një foto të parë diku. Pse jo te të ashtuquajtura ikona të përjetshme të modës, të cilat sa herë u rikthehesh gjen gjithmonë diçka që do të frymëzojë. Le të flasim për gratë që kanë shënuar historinë e modës, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e dizajnerëve,  fotografëve dhe të gjithë ata që kishin kënaqësinë për të kaluar në rrugën e tyre. Gra që kanë pasur në jetën e tyre një mision … si Lady Diana, gra që kanë magjepsur me bukurinë e tyre … si Grace Kelly, gra që kishin klasë të lindur … si Jane Birkin, gra që kanë shënuar historinë e bukurisë femërore me të gjitha karakteristikat e tyre të përsosur … si Brigitte Bardot, gra që kanë bërë të dashurohemi me karakterin e tyre … si Sofia Loren.

jane birkin 1

Por çfarë është një ikonë?

Nuk po flasim thjeshtë për gra të bukura, të këndshme për syrin. Por flasim për të tjera, shumë më tepër. Në ikona, në figura që shënojnë historinë, fshehin vlera të mëdha që janë të pavdekshme dhe mbi të gjitha mbeten të tilla edhe pas dekadash. Në modë, këto janë fjalë që vlejnë më së shumti. Merrni, për shembull, të gjitha dizjanerët, të cilat ia dedikojnë një objekt të veçantë muzave të tyre. Një nga shembujt më të njohur është me siguri për Jane Birkin … ju kujton diçka emri i saj i vërtetë? Një nga krijimet më të bukura dhe elegante të Hermes, një nga çanta më të dëshiruara të të gjitha kohërave:  Birkin, në fakt. Si mendoni se është dizajnëruar ky aksesor? Dukë ndjekur  lëvizjet e shoqëruar me hiret  e Jane. Njëjtë edhe për Grace Kelly, një emër tjetër që na sjell në kujtesën tonë gjithmonë Hermes. Por nuk përfundon ende këtu. Unë do të doja të ndalemi për një moment në një prej ikonave më frymëzuese :  Diana Spencer.

Lady D

Princesha Diana

Ajo që ju e quani atë Lady D., Diana, Princesha e trishtuar,  ishte një nga gratë që me të vërtetë la gjurmë në histori. Jeta e saj ka qenë në qendër të skandaleve, thashethemeve  …, por jo vetëm kaq. Ajo gjithmonë ka qenë një idhull për miliona njerëz. Një grua që nuk ka gabuar me veshjet, në të gjitha paraqitjet e saj ka pasur veshur gjithmonë veshjet e përshtatshme për rrethanat, kurrë nuk ka shkaktuar polemika të panevojshme. Diana ishte një princeshë. Ishte në gjakun e saj, ishte në fatin e saj. Kjo është arsyeja pse edhe e fotografuar në xhinse dhe këmishë të bardhë nuk “stononte”:  ishte gjithmonë ajo, me klas. Fotografët më të mëdhenj të tillë si Mario Testino, Lady D. Përjetësuan portretin e saj që tregojnë historitë e buzëqeshjes dhe vështrimeve të sinqerta. Ky është shembull klasik i një gruaje që nuk ka nevojë për make up. Kur ju keni një personalitet dhe një stil është e lehtë. Kjo është arsyeja pse edhe sot shumë vite më vonë ne ende flasim për gratë si Diana.

AppleMark
AppleMark

admin

Artikujt e tjetrë