Lifestyle

Rikthim i 90-ve

Që kur moda ka qenë fener i konsistencës? Të shpresojmë se kandidimi i Clinton për të parën e SHBA-ve, do të ketë të njëjtën fuqi në ndryshimin e politikbërjes ashtu si forca e aksesorëve të saj.

33957b930945d5bada64f902e3a99f3c

Vetëm kur po uronim veten për një dekadë të përmbyllur me dinjitet, për të 90-tat, vitet e arta, për artistë dhe vepra të mrekullueshme, Justin Bieber dhe Kendall Jenner po japin maksimumin e tyre për t’i vënë në diskutim ato që menduam më herët. Që nga Calvin Klein, që para dy dekadash e promovonin artistë si Mark Wahlberg dhe modelja e njohur Kate Moss. Sot botoksi është aq i pranishëm sa duket sikur është pjesë e normalitetit, madje edhe Hillary Clinton ka tentuar të zbehë shenjat e moshës në këtë mënyrë. Ndërsa për kundërkandidatin e saj Donald Trump mund të themi se vlen e njëjta gjë. Nëse dikur i kemi admiruar aktoret e dashura nga “Sex and the City”, për karizmën, sharmin, gratë e guximshme dhe të pavaruara, feministet e përhershme, sot duket se kjo ka ndryshuar dhe në skenë vihen personazhet që sjellin gjithçka tjetër përpos vlerave të rëndësishme.

Megjithatë që kur moda ka qenë fener i konsistencës? Të shpresojmë se kandidimi i Clinton për të parën e SHBA-ve, do të ketë të njëjtën fuqi në ndryshimin e politikbërjes ashtu si forca e aksesorëve të saj. Por nuk do të dëgjojmë as ankesën më të vogël në lidhje me këtë, sepse pavarësisht se 90-tat ishin vitet e prurjeve të reja, njihen edhe për elemente të tjera të çuditshme.

Mund të jemi të pamatur si Kanye west në Twitter dhe ta quajmë si periudhën më alternative në skenën artistike dhe të shoubiznesit, që nga Courtny Love e konsideruar si idealja dhe ikona e MTVs. Kate Moss me tërë imperfeksionizmat e saj, që shfaqej pas Cindy Crawford, që ishte simboli i perfektes në çdo aspekt.

43fab8279577c3826112ff0bd1cdd4dd

Nuk mund të mos lëmë pa përmendur grupin e famshëm TLC, që sollën një trend krejtësisht tjetër në fund të 80-tave, veshje aspak atraktive, uniseks dhe dy tre numra më të mëdha se masat e trupit, që lanë në hije glamurin e veshjet e brendeve më të shtrenjta të kohës. Ashtu si sot, kur shumë lehtë mund të veshim çfarë të duam, të ndjehemi komod e të shkojmë në vendin e punës. Pra çfarë kërkojë të 90-tat në shekullin 21?

E kaluara është rishfaqur në formën e pa perfektshmërisë, ku stili nuk ka të bëjë më me personalitetin, por me famën dhe popullaritetin, e që në 90-tat ishte e kundërta, artistët impononin stilin dhe personalitetin e tyre tek masa. Dhe gjenerat jonë është më e ndjeshme ndaj këtij trendi që për ndryshim nga vitet e 60-ta dhe 70-ta, kanë jetuar apo i kanë mbijetuar të 90-tave.

Por ajo që mbetet edhe sot e paprekur ashtu si para 20 vjetësh është dashuria për pak rok. Xhinset e Kurt Cobain dhe xhaketat ushtarake, do të jenë përherë të vulosura në shpirtin e adoleshentëve. Stili i të 90-tve, si ofronte secilit person atë që i përshtatej personalitetit të tij duke i ikur kështu klisheve dhe kështu funksionon nostalgjia, nëpërmjet artit, stilit, ngjyrave dhe të gjitha atyre copëzave që na bëjnë të ndihemi mirë.

admin

Artikujt e tjetrë