Lifestyle

Yves Saint Laurent, historia e një revolucionari mode

Parisi kujton gjithmonë një simbol të modës, stilistin që “çliron” trupin e gruas me dizajnet e tij.

 

Përktheu: Jonida Balla

 

Historia e modës i di  inovatorët e paktë dhe autentik, stilistët e aftë që janë në gjendje të revolucionarizojnë mënyrën se si vishen njerëzit. Yves Saint Laurent ishte një prej tyre. Nga vija legjendare në formë trapezi, e parë në një smoking mashkullor, tek xhaketat spektakolare, me krijimet që veshën për herë të parë një grua moderne, e emancipuar dhe ultra-joshëse, duke ndryshuar përgjithmonë veshjet femërore.  Një stil që bëri të ëndërrojnë breza të tërë grash dhe që ende mbetet i patejkalueshëm për klasin dhe temperamentin.

christy_turlington_-_yves_saint_laurent_photoshoot_001

Revolucionari i modës

Moda e viteve ’60, përcaktimi i saj,  dëshira për të kthyer të shkuarën, mendjet e shkëlqyera që e bënë këtë dhe në mesin e tyre sigurisht që duhet përmendur Yves Saint Laurent, gjeniu që ka gdhendur emrin e tij në historinë e modës. Fjala e kohës duhet të përtërihet dhe kështu silueta  femërore për tu dukur si një rrjedhë krijuese, u lirua nga ashpërsia e pabesueshme dhe shtrënguese, falë talentit të Yves Saint Laurent. Ishte pikërisht Yves Saint Laurent që revolucionarizoi gardërobën femërore, duke guxuar të bënte atë që kurrë më parë dikush nuk e kishte bërë. Ta vishte gruan me rroba tipike mashkullore duke i dhënë një hije feminiliteti, si këmisha, xhaketa, pantallona, smoking, simbole të emancipimit, të paktën në historinë e kostumit.

yves-saint-laurent-2

 Kush ishte?

Saint Laurent lindi në  Orano, Algjeri, më 1936 në një familje aristokrate, interesimi i tij për botën e modës filloi më 1957, kur u bë asistent i Dior. Në ’62 hapi studion e tij në Rue Spontini dhe suksesi ishte i menjëhershëm. Saint Laurent krijonte i frymëzuar nga historia, arti dhe letërsia. Ndjenja e tij e fuqishme për teatrin, për të cilin ai bëri disa kostume. Burime të tjera të frymëzimit janë Matisse, Pikaso dhe pop arti. . Yves Saint-Laurent ka bërë edhe skandale. Në 1970 ka pozuar nudo për parfumin e tij “Homme”,por ato imazhe aq provokative nuk bënë gjë tjetër veçse ia rritën famën kudo nëpër botë. Në vitin 1999 firma e tij kaloi në duart e grupit “Gucci”. Në këtë rast ai deklaroi se ndjehej i huaj në botën e modës, që i dukej e tmerrshme, pasi mungonte kreativiteti dhe gjithçka ishte bërë komerciale.

yves-saint-laurent-3

admin

Artikujt e tjetrë