Lifestyle

Thonjtë…50 hijet e dimrit

Nga pasarelat e të gjithë globit, ja disa prej tendencave që të keni parasysh kur të blini manikyrit për sezonin vjeshtë-dimër.

 

50 hijet e grisë…, jo nuk flasim për versionin e shumëpritur të filmit të famshëm erotik, por për tendencën e thonjve për vjeshtë- dimër 2016-17. Kjo është ajo që rezulton nga pasarelat e modës, nga Nju Jorku në Paris, në Milano, ja cilat janë disa ngjyra dhe hije për thonjtë tuaj.

maiyet-emn-f14-001_oggetto_editoriale_720x600

Gri mania

Një nga ngjyrat më të zakonshme është pikërisht ngjyra e hirtë, e përdorur shumë si nga Marc Jacobs ashtu edhe nga Vera Wang.

E kuqja e përjetshme

Është ngjyra shik për ta përkufizuar: e kuqja e Max Mara dhe ajo bordo Etro, me ngjyrën e  pasionit nuk gabohet kurrë.

agnes-b-emn-f14-005_oggetto_editoriale_720x600

Efekti nude

Një tjetër tendencë që kalon nëpër stinë është efekti nude, thonjtë janë pothuajse  natyralë, si Carolina Herrera ose të lye në të bardhë qumështi, si ajo e Stella Jean. Më mirë nëse është e karakterizuar nga një formë zgjatur bajame.

 Metal

Ngjyra metalike u ka dhënë rrugë hijeve të tjera. Një efekt i “çmuar” duket se vjen sërish në vëmendjen e stilistëve, nga Naeem Khan dhe Laura Biagiotti.

admin

Artikujt e tjetrë