Lifestyle

Me ngjyrat e vajzërisë

Stela Sallaku, dizajneria me plotë ide dhe frymëzim duke na ofruar një koleksion shumë unik nëpërmjet të cilit reflekton një edukim sentimental ndaj stilit.

 Foto: Edvina Meta 

 Në fakt të intrigojnë refleksionet tuaja mbi një material…veshje, ndoshta kjo ka të bëjë pak edhe me një edukim sentimental ndaj stilit, si lind një ide apo koleksion te ty?

Oh sa bukur e ke thënë, edukim sentimental ndaj stilit. Pikërisht kështu është, stili është ai që më jep shtysë. Shpesh herë frymëzimi im lidhet me ndjesitë e udhëtimeve në kohë kombinuar me dinamikën e trendëve te reja. Më pëlqen një kombinim i një rregullsie të tillë që duket në fakt si rregullsi, por në vetvete është një përplasje plot ngjyra materiale detajesh që të përfshin në atë mënyrë që është e pa evitueshme të frymëzohesh për të krijuar. Gjithashtu kur shoh krijimet e mia në kohë frymëzohem që të mos harroj bazat nga ku kam nisur, por gjithashtu më shtyn përpara që të guxoj dhe të evoluoj në krijimet që do të vijnë më pas. Dëshira dhe puna jonë përpiqet që të jetë standardet dhe cilësitë e më të mëdhenjve të fushës dhe ky përbën një frymëzim me vehte. Pasi kjo është një fushë, e cila të përfshin dhe kërkon që të jesh gjithnjë në lëvizje, në zhvillim.

unnamed-3

 Cila ka qenë “shkolla” apo shembulli më e mirë për ju për të qenë këtu ku jeni sot?

Si fillim falënderoj Zotin për talentin që më ka dhënë. Jam e vetëdijshme që pa ketë dhunti do të ishte e vështirë. Dita ime është një kombinim i punës në atelie me copat, qepjet, prerjet eksperimentimet, aktivitete të cilat perfeksionohen kryesisht me praktikë, ndaj kaloj mjaft kohë me duart në proces. Sot jemi pjesë e një botë plot informacion, mjafton dëshira dhe koha. Preferoj t’i kushtoj mjaft kohë studimit të informacionit mbi fushën e modës. Duke qenë pjesë e informacionit kjo të aftëson por njëkohësisht kthehet në një “bankë” mjaft të vlefshme e cila shërben si inspirim dhe nxitës për gjëra të reja. Nëse atë në atë çka bën vendos përkushtimin dhe dashurinë tënde atëherë rezultatet do të vijnë. Ne e dimë se kemi ende punë dhe rrugë përpara dhe kjo na motivon që të punojmë me përulësi për t’i dhënë femrave jo vetëm një produkt, por shumë më shumë.

 Tashmë të gjithë i njohin kreacionet tuaja, veçanërisht sa i përket materialit dhe ngjyrave, mund të na flisni pak mbi këto zgjedhje tuaja?

Në përzgjedhjen e cohërave nuk tundohem fort nga markat. Ajo çka më bën ta zgjedh një copë është ndjesia e glamour që ajo më jep kur e prek me dorë dhe e dizenjoj në mendje. Ndaj për mua është mjaft e rëndësishme që t’i shoh, t’i prek në mënyrë që ti ndjej ato. E njëjta gjë vlen me ngjyrat. Ato japin gjithnjë ndjesi të ndryshme dhe akoma më të forta i japin impulset kur bashkohen ose ngatërrohen bashkë. E kur lloji i cohës bashkohet me ngjyrën, ndodh reaksioni që nuk të lë të qetë derisa ta realizosh. Ky sezon ishte plot velvet, denim dhe cashmere, pa dyshim një botë plot kombinime dhe guximesh ku edhe Maison dhe kontributin e saj.

unnamed-4

Cili është përkufizimi juaj për elegancën?

Eleganca është një kromozom i fshehtë në ADN, i cili mezi pret të dalë në pah. Patjetër që eleganca më shumë mundim mund edhe të mësohet, por nuk mund të krahasohet kurrë me kromozomin e ADN. Personalisht elegancën e shoh tek Vera Wang.

 Se fundi, na flisni pak për koleksioni tuaj të fundit?

“la Jeunesse” (girlhood) sjell një botë të vogël brenda çdo kombinimi. Denim si copë mashkullore është sjellë në prerjet femërore, velveti fisnik është sjellë aspak tradicional së bashku cashmeren, i cili tashmë është edhe vajzëror. Duket sikur sa herë kombinon këto copëza veshjesh krijon botë të ndryshme ku herë mbizotëron njëri element e herë tjetri. Është një koleksion i cili i dedikohet vajzërisë në plot hijeshinë, freskinë dhe bukurinë e saj. Ndaj dhe veshjet që i vishen vajzërisë janë rrezik sepse duhet te mos humbasin asnjë nga këto elemente, por përkundrazi ta multiplikojnë atë akoma më shumë. Në vetvehte ne e konceptuam si një koleksion që ka një fillim, por nuk ka një mbarim. Zhvilluam punimet dhe fotografitë e para, por koleksioni do të pasurohet çdo ditë e çdo vit akoma më shumë duke sjellë dimensione të reja të vajzërisë plot guxim dhe hijeshi.

admin

Artikujt e tjetrë