Lifestyle

Kur ndjehemi të humbur…

Ka disa gjëra që duhen mbajtur mend kur ndjeheni të humbur. Të gjithë nganjëherë ndjehemi të humbur, të izoluar madje edhe njerëzit më karizmatikë e argëtues. Të gjithë kemi dyshime dhe pasiguri dhe Charles Bukowski ka thënë, “Të jesh vetëm nuk është mirë asnjëherë. Ndonjëherë  mund të ndjehesh mirë, por kurrë nuk ndjehesh mirë kur je i vetmuar”. 

 

  NDONJËHERË  KE NEVOJË TË RRISH VETËM

Sipas opinionit tim, kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që duhen mbajtur mend kur ndjeheni të humbur . Duhet të qëndroni vetëm jo sepse nuk keni shoqëri, por sepse keni nevojë të qartësoni mendimet tuaja.

FAKTIKISHT  TI NUK JE VETËM

Kur ndjehesh  vetëm,  më besoni se nuk jeni i vetmi. Shumë njerëz janë si ju dhe po luftojnë përkrah jush për këtë gjë. Thjesht kontakto me njerëzit, që ti do dhe të të kuptojnë. Nuk keni pse të keni turp që ndjeheni në këtë mënyrë.

KE MË SHUMË KONTROLL NGA ÇFARË MENDON

Edhe nëse ndjeheni të vetmuar mos e viktimizoni veten tuaj pasi keni më shumë kontroll për veten tuaj nga çfarë mendoni. Ju mund të ndryshoni sjelljen tuaj në çfarë do lloj situate, që mund të  jeni, mjafton vetëm të keni vetëbesim dhe të jeni të sigurt për aftësitë tuaja.

GJITHMONË MUNDOHUNI TË BËNI MË TË MIRËN

Gjithmonë përpiquni të bëni më të mirën dhe ndryshoni nga dita në ditë. Qëndroni të vendosur përballë pengesave dhe përballë njeriut, që ti je tani.

KËRKO NDIHMË

Nëse problemi juaj vazhdon, atëherë ju nuk duhet të keni turp, por duhet të kërkoni ndihmë nga një psikolog. Nëse i përmbush këto pika nuk do të ndjeheni aq të vetmuar edhe pse të rrethuar nga shumë njerëz, pasi e rëndësishme është të jeni në një gjendje shpirtërore sa më të mirë.

admin

Artikujt e tjetrë