Lifestyle

Aspekte të jetës që duhet t’i mbajmë për vete

Ka kaq shumë pjesë të jetës që duhen mbajtur private sidomos nga mediat sociale. Është më mirë të mendosh përpara se të postosh pasi nuk dihet se kush të sheh. Bëhu i zgjuar dhe ndiq këto këshilla për tu siguruar që disa gjëra  të mos i bëni publike.

 

Lufto

Luftoni kundër mediave. Është e rëndësishme të dish të mbash jetën tënde private dhe padyshim, që të luftosh për më të rëndësishmen. Mos më keqkuptoni pasi çdo kush i pëlqen netët kur uleni në divan me një pjatë me kokoshka dhe duke komentuar selfiet,  por a do tu pëlqente që të ishit ju aty? Pasi kjo gjë  ju bën të dukeni qesharak dhe të pamatur.

Sjellje e vrazhdë

Në një mënyrë apo në një tjetër, një person potencial do të shoh për ju në rrjete sociale. Marrim shembull shefin e zyrës ku punoni apo edhe persona të tjerë kyç në jetën tuaj. Nuk është dhe aq e bukur nëse papritmas shohin një foto kur keni qenë i dehur me miqtë dhe keni harruar se të nesërmen në punë keni arsyetuar mungesën tuaj me një ftohje të papritur.

“Selfie” të tepërta

Nëse të pëlqen shumë të fotografosh veten apo të bësh “selfie”, të lutem shumë mos e tepro.  Mund të bësh ndonjë gjatë javës, por jo të bësh që të tjerët të ju vendosin në listën e miqve që nuk duan t’i shohin  sapo hapin kompjuterin. Bëj që  miqtë të kenë dëshirë të vazhdojnë të ju kenë miq ( i referohemi miqve në rrjetet sociale).

 Mbaj mend “followers/miqtë”

Thjesht kujto, që një i punësuar apo punëdhënës iI ardhshëm mund të jetë duke përgjuar ndjekësit/miqtë  tuaj në rrjetet sociale. A do të dëshironit të shihte gjyshja juaj çfarë postoni? Dëshironi që ajo të ‘’fërkonte’’ sytë për të parë nëse ju do ta postonit atë foto? Mbaj mend ndjekësit e tu para se të postosh.

 

admin

Artikujt e tjetrë