Letërsi

7 librat që duhet t’i lexojmë patjetër

Të gjithë e kemi listën e librave të preferuar dhe në të mund të jenë libra, të cilat tashmë i dimë edhe përmendësh. Megjithatë ekziston një listë librash që duhet të lexojmë para se të vdesim….

 

  GONE WITH THE WIND nga MARGARET MITCHELL

1

Ky libër kryeson listën e librave, që duhet të lexojmë para se të vdesim. Jo nuk mundet thjesht ta shohim në film. Ky libër ka një këndvështrim për jetën gjatë luftës civile, pasi çfarëdo që ndodh gjatë librit ka një fund të lumtur.

THE GREAT GATSBY nga F. SCOTT FITZGERALD

2

Do t’i ruaj komplimentet për këtë autor, por ju garantoj që The Great Gatsby është një film real, për dashurinë, për jetën dhe një nga librat më të bukur, që kam lexuar gjatë periudhës së shkollës.

 THE HELP nga KATHRYN STOCKETT

3

Nëse mendoni që paragjykimi ndaj njerëzve me ngjyrë mbaruan kur mbaroi Lufta Civile, atëherë nuk e keni lexuar këtë libër. Ky libër bën fjalë për një grua me ngjyrë, që punon në një familje të bardhësh. Ajo i rriti fëmijët, pastron, bën ushqimin dhe më pas trajtohet si mos më keq.  Prandaj duhet lexuar ky libër pasi i ka të gjitha.

THE DA VINCI CODE nga DAN BROWN

4

E dashurova këtë libër! Është një miks shumë i bukur i intrigës, krimit, por pa përfshirë gjakun dhe histori të guximshme. Ky libër të stërvit trurin dhe imagjinatën. Pasi e kam lexuar librin e Mona Lizës më ka bërë, që t’i  rikthehem  sërish. Shpresoj të bëni dhe ju këtë gjë!

LOVLY BONES nga ALICE SEBOLD

5

E rekomandova këtë libër pasi ishte shumë i mirë, por gjithashtu do tu japë një pauzë për të mbrojtur veten tuaj si një grua. Flet për një vajzë e cila është vrarë nga fqinji i saj dhe që trupi i saj nuk u gjet kurrë. Ajo sheh familjen e saj nga një vend që ndodhet midis tokës dhe parajsës. Nëse e sheh film është prapë shumë i frikshëm edhe pse ti e di çfarë do të ndodhi.

EAT, PRAY LOVE nga ELIZABETH GILBERT

6

Nëse mendon se jeta juaj është një dështim total dhe asgjë nuk ka shkuar siç ju dëshironit atëherë ky është libri perfekt për ju. Autorja ndan me ne se si jeta e saj ka pësuar ulje dhe ngritje. Gjithashtu flet për ushqimet e shijshme dhe padyshim, që ky është një libër që duhet lexuar me patjetër.

THE CUTTING SEASON nga ATTICA LOCKE

7

Nuk do ta gjenit këtë libër në listën tuaj tradicionale, por bën përjashtim për mua sepse më ka “rrëmbyer” dhe unë nuk doja që të mbaronte. Ky libër bën fjalë për nënën dhe të bijën të cilat kthehen në fermën ku kishin punuar më parë, ky libër do t’ju intrigojë, do t’ju bëjë pjesë të krimeve dhe mashtrimeve prandaj për të shuar kuriozitetin lexojeni sa më shpejt.

admin

Artikujt e tjetrë