Arte Pamore

“Të dalshin brinat” në Hanin e 2 Robertëve

15697425_10154729400545941_3894461852922485154_n

Artistja Fitore Berisha hapë ekspozitën e saj nesër, 24 dhjetor, ora  17, në hapësirën e Hani i 2 Robertëve, titulluar “ Të dalshin brinat”.  Brirët janë karakteristika e artit të saj, shpesh herë provokuese, ndonjëherë brutaledhe i drejtpërdrejtë, por gjithsesi me një mesazh të fortë social,  “Pak para mbrëmjes festive, t´rrethum prej dritave, venave t´nxehta e t´ftoftit brutal, vendosa me i qit ´brinat´ n´pah.  Revolucioni ma i ambel vjen prej artit, ai ´duqi´qe na mblidhet brenda, e kur mendon qe s´ka mënyrë me dale, shpërthen përmes letrës, lapsit, ngjyrave, e n´kete rast edhe brinave. Ato brina (qe i gjejmë te krijesat përrallore) i kemi krejt, por mllefi jem revolucionar fillon me brinat e gruas, si gjini qe ka kalu n´sfida rraskapitëse, pikëlluese, e shume here edhe fatale. Vullneti qe e kemi brenda, forca për me vazhdu tutje dhe mos heqja dore per barazi e kane pru këtë revolucion tek un´, me shprese qe kane me ndiku te ju me ju dale ´brinat´ bile për nji nate.

Hani i 2 Roberteve, përveç qe na lejon me e shprehe kreativitetin përmes ekspozitave te tilla, kësaj here nuk janë friku prej ´brinave´ te mia te çuditshme.”- shkruan ajo.

admin

Artikujt e tjetrë