Arte Pamore

Artistët s’bëjnë objekte, ata krijojnë mitologji

Anish Kapoor, një nga skulptorët më të njohur në botë. I lindur në Mumbai të indis, Kapoor jeton dhe vepron në Londër që nga viti 1970, qytet të cilin e zgjodhi për të studiuar Artet e Bukura, fillimisht në Kolegjin e Arteve, Hornsey  dhe më vonë në Shkollën e Arteve dhe dizajnit në Chelsea.

Kapoor, ndodheni në një pozitë të privilegjuar pasi mund të realizoni dhe vepra artistike që kushtojnë shumë. A do të thotë kjo se ju punoni me kanavacë më të madhe se sa artistët e tjerë?

Mendoj se nuk funksionon në këtë mënyrë. Mbase mund të ndodhem në një pozitë më të privilegjuar dhe të hollat janë gjithnjë një prej temave, që s’mund t’i shmangim, por madhësia e gjërave gjithashtu mund të jetë banale. Të qenët i madh mund të mos ketë asnjë kuptim. Nuk është ky qëllimi. Madhësia duhet të jetë e lidhur me përmbajtjen. Shpresoj, që vlera e punës time të jetë më e madhe nga ajo që shihni dhe shpresoj, që të zgjojë emocione tek ju.

Në çfarë mënyre?

Dëshiroj të shkruaj një opera të rëndësishme! Dëshiroj të merrem me të gjitha çështjet njerëzore.

Të gjitha? Tingëllon goxha ambicioze.

Natyrisht çdokush dëshiron të mendojë se mund të bëjë gjithçka. Por çfarë realisht mund të bëjmë është krijimi i hapësirave të veprës apo punës së caktuar, e cila nuk përjashton mundësinë e vdekjes apo të haresë, të bukurisë apo të të gjithave njëherësh. Të thuash: “Jam duke bërë një vepër rreth haresë” apo, “E tërë puna ka të bëjë me vdekjen”, është shumë banale. Kështu që mendoj se dhënia e hapësirës, punës, të pasurit vetëbesim gjatë procesit të punës-është një orientim i mirë. Në fakt nuk jam aq i interesuar në “shprehjen”.

 Por a nuk ka të bëjë arti me të shprehurit?

Shpesh herë kam thënë se nuk kam asgjë çfarë të them si artist. Rrugëtimi i një artisti është një rrugëtim i zbulimit dhe angazhimit me natyrën materiale, me gjëra trupore që më kanë udhëhequr drejt kësaj hapësire. Magjepsja me të kuqen, për shumë vite me radhë. E kuqja ka një lloj errësire frikësuese. Duket sikur dëshiron të tregosh një rrëfim dhe të mos e përfundosh asnjëherë. Dëshiroj që ky objekt të jetë këtu si diçka e vërtetë, si një fenomen, një e vërtetë e evidentimit të vetvetes. Nëse komentoj për disa çështje, duket sikur e përjashton në një farë mënyre mundësinë e zbulimit. Kohët e fundit shkoj në studion time dhe them, “Nuk e di se çfarë të bëj. Jam i humbur.” Pastaj gjërat lindin vet dhe kështu fillon të krijosh diçka tjetër. Jam shumë i interesuar në këtë si një lloj procesi, që të zhvendos në drejtime të cilat nuk do t’i kishit zgjedhur në një formë tjetër racionale.

????????????????????????????????????

Mund të thoni se puna juaj është introspektive?

 Gjithmonë kam qenë introspektiv. Është sikur vajtja tek psikoanalisti, ku shtrihesh në një kolltuk dhe thua,”Ndjehem tmerrësisht keq për këtë” dhe papritmas është diçka e kuptueshme brenda asaj dhome dhe thua, “Shih çfarë po ndodh, gjithçka është këtu!” Madje edhe puna ime më e rëndësishme, që kam realizuar në Tate me titull Marsays. E kam titulluar në këtë mënyrë, qëllimisht, sepse është miti i fluturimit të njeriut Marsian me Apollo. Objekti në vetvete, forma e tij, i referohet së brendshmes, interieres.

Përgjatë karrierës tënde keni realizuar vepra të cilat godasin për shkak të mënyrës së përdorimit të materialeve të ndryshme. Si i përzgjidhni materialet me të cilat punoni?

Jam i “zhytur” në materialet ekzotike.  Më pëlqen rozë e mermertë. Gjithçka varet nga ajo çfarë dua të bëj. Kam punuar me shumë materiale.  Vantrablack është një material i ri dhe interesant. Është materiali më i zi pas vrimave të zeza. Për një kohë të gjatë kam qenë i zënë me idenë e objekteve boshe, atyre objekteve që absorbojnë tërë dritën, që në një farë mënyre s’është fare objekt. Dhe ky material duket si i bërë enkas për këto gjëra.

Disa nga punët tuaja të fundit, siç është kjo në Lisson Gallery, përdorni silikonin, si keni ardhur deri tek ky material?

Isha duke kërkuar për një material, që të dukej më fizik dhe jo vetëm si pikturë, më shumë tredimensional. Kështu që e pash të arsyeshme se silikoni i përshtatet asaj çfarë po kërkoja. Është një proces i pastër, të punosh nga një gjë tek tjetra. Kështu është edhe me skulpturën.

Kam lexuar se kur vendosët të bëheni artist, ishit në Kibbutz. Ka të bëjë kjo me ndonjë përvojë që ju nxiti t’i futeshit rrugës së artit?

Jo, nuk mendoj se ka pasur diçka të tillë. Më shumë ishte një moment i tipit, “Çfarë jam duke bërë me veten time.” Isha i ri dhe punoja në Kibbutz dhe duhej të regjistroja universitetin, por vendosa që gjëja e duhur për të bërë nuk ishte kjo. Nuk doja të shkoja në universitet, por në një shkollë arti dhe të bëhesha artist. Isha me fat, sepse të jesh 17 vjeçar dhe ta kuptosh se çfarë dëshiron të bëhesh në jetë, është me të vërtetë fat i madh dhe dhunti.

admin

Artikujt e tjetrë