Shëndet

Ultrazëri fjala e fundit e shkencës për problemet e frymëmarrjes

ppr_3428

Ardhja e motit të keq të dimrit, për shumëkënd nënkupton rishfaqjen dhe përkeqësimin e problemeve kronike shëndetësore. Ndër problemet që shfaqen më shpesh janë rrufa, gripi, sinoziti e bajamet pra sëmundje që kanë të bëjnë me hundën dhe fytin. Mirëpo këto sëmundje në një pjesë të mirë të rastit vijnë si pasojë e problemeve të tjera seriozit të aparatit të frymëmarrjes.

Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes është gjithashtu një ndër shkaktarët e apnesë si dhe gërhitjeve gjatë gjumit. Gërhitja e cila shkaktohet nga vibracionet që krijon kalimi i ajrit gjate procesit te frymëmarrjes. Shkaqet janë të shumta duke përfshirë mbipeshën, konsumi i rregullt i alkoolit apo duhanit, gjendje virale, alergji apo mosha. Mirëpo një ndër shkaktarët kryesor padyshim bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes prej problemesh si devijimi i septumit apo perdes të hundës, hipertrofia apo zmadhimi i konkave hundore si dhe bajamet e zmadhuara. Prandaj nëse gërhisni shumë dhe të afërmit tuaj ankohen atëherë ka shumë gjasa që burimi i problemit të jetë pikërisht bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

ppr_3413

E njëjta gjë ndodh shpesh edhe me sinozitin kronik që konsiston ne infektimin e zgavrave te hundës. Shkaku kryesor i infektimit te sinuseve është pikërisht kufizimi deri ne bllokim i ajrimit prej devijimit të perdes se hundës ose zmadhimit të konkave hundore. Po ashtu këto pengesa në frymëmarrje mund të bllokojnë tubin që ajros veshin dhe për rrjedhojë të sjellin rregullime të dëgjimit apo infeksione në vesh.

Kohëve të fundit në Kosovë është futur nga Klinika Metropolis ndërhyrja e teknologjisë së avancuar me ultrazë është shumë efikase dhe precize për ndërhyrjet kirurgjikale që kanë të bëjnë me hundën , veshët dhe fytin. Ultrazëri prej vitesh ka gjetur tashmë një përdorim të gjerë në mjekësi. Këtë gjë më së miri e dinë gratë shtatzëna pasi ultratingulli përdoret dendur për të bërë një ekzaminim të fetusit në bark të nënës me sonografi. Por ultrazëri përdoret gjithashtu si instrument për diagnostikimin e shumë sëmundjeve të tjera, sikurse mund të jenë gurët në tëmth, tumoret në gji apo probleme të veshkave dhe fshikëzës së urinës. Kirurgjia e ultrazërit po përdoret gjerësisht për heqjen e kataraktës së syrit tuaj me teknikën e quajtur “phacoemulsification”. Kirurgji minimalisht invasive me ultrazë po përdoret dendur edhe për tiroidet apo për të eliminuar gurët në tëmth. Po ashtu shkenca po avancon në përdorimin e ultrazërit të fokusuar për ndërhyrje të komplikuara në trurin e njeriut duke evituar prerje.

Në fushën e otorinolaringologjisë, Klinika Metropolis ka vënë në funksion një pajisje të posaçme të ultrazërit që lëshon valë me një frekuencë ultratinguj prej mbi 44 kHz. Këto valë shkaktojnë kavitacion duke zbërthyer qelizat dhe tkurrur indet që duhen zvogëluar dhe njëherazi i sterilizon indet pa i djegur duke mundësuar një shërim shumë të shpejtë. Në këtë mënyrë zëvendësohet nevoja për bisturi për të hequr bajamet apo konkat hundore.

Mjetet tradicionale si bisturia, djegia  dhe laseri për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, shkaktojnë traumë dhe përveç dhimbjes dhe sikleteve të tjera të ndërhyrjes pacienti duhej të kalonte një kohë të gjatë rikuperimi e shërimi të plagës. Në rastin e ndërhyrjes me ultrazë  mjafton anestezia lokale, ndërhyrja është e shkurtër, nuk shkaktohet hemorragji apo plagë që të cenojnë paraqitjen sikurse ndodh me metodat tradicionale dhe pacienti mund t’iu rikthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme pas ndërhyrjes. Mungesa e efekteve anësore të kësaj teknologjie minimalisht invazive ka dhënë epërsi të madhe ultrazërit përkundrejt metodave klasike. Kjo është  arsyeja pse kirurgjia e ultrazërit është përdorur me sukses të madh dhe në mënyrë gjithnjë e më masive në shtete të zhvilluara si SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Holanda, Spanja, Izraeli e Greqia.

ppr_3422

Në shumicën e rasteve këto problemeve të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nuk kërcënojnë jetën dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë me to për një kohë të gjatë pa pasur përkeqësime apo komplikacione të mëtutjeshme. Mirëpo ndërhyrja e zgjidhjes së këtyre problemeve bën të mundur heqjen dorë nga përdorimi periodik i shumë barnave të cilat janë bërë pjesë e pandashme e qytetarëve që kanë këto probleme shëndetësore. Pra si rezultat i zgjidhjes në mënyrë të përhershme të këtyre problemeve ju kurseni paratë e harxhuara për barna si dhe ndërprisni varësinë psikologjike të krijuar ndaj tyre.

Por ajo që është më e rëndësishmja mund të shmangni dëmet e shumta anësore që shkaktohen prej marrjes për një kohë të gjatë të barnave për shqetësimet e otorinolaringologjisë. Barnat që merren rregullisht për këto sëmundje janë antibiotikët, të cilët ulin imunitetin e organizmit dhe dëmtojnë sistemin tretës; barnat për dhimbje dhe ënjtje si ibuprofeni, që shkaktojnë hipertension dhe dëmtim të aparatit tretës; barnat anti-alergjike, që sjellin përgjumje dhe lodhje fizike si dhe vazokonstriktorët si nafazolina, me pika ose sprej, që rrisin shtypjen e gjakut dhe dëmtojnë shqisat e nuhatjes. Me pak fjalë me këtë ndërhyrje i jepni fund njëherë e mirë konsumit të këtyre barnave dhe dëmeve që sjellin dhe eliminoni nevojën për të shkuar shpesh në farmaci.

admin

Artikujt e tjetrë