Arte Pamore

Magjepsem nga të gjitha llojet e sjelljes njerëzore

Steve McCurry është një prej fotografëve më të njohur. Emri i tij u lakua në të gjitha mediat botërore, pas publikimit të fotografisë së famshme të vitit 1984 të Vajzës Afgane, e cila u bë imazh i kopertinës së asaj kohe në revistën National GeographicMcCurry është gjithashtu anëtar i Magnum Photos.

 McCurry, a është e rëndësishme sipas jush të rrëfeni storiet që qëndrojnë pas fotografive tuaja?

Jo. Mendoj që është më mirë njerëzit ta interpretojnë vet, të krijojnë një storie të tyren, të imagjinojnë kuptimin e çfarëdo fotografie që kanë përpara. Nganjëherë ekziston një ambiguitet në fotografi. Nganjëherë nuk ka kuptim fare! Megjithatë secili ndërton një imazh, rrëfim të tijin, një interpretim nga këndvështrimi personal, një fantazi të njëanshme, e që shpesh herë mund të jetë më e mirë se realiteti. Nganjëherë ka momente kur mendon se je duke parë diçka në atë fotografi, e në fakt ajo fotografi është boshe dhe nuk pasqyron asgjë. Por e mira e gjithë kësaj është mundësia për të interpretuar nga këndvështrimi personal, të çfarëdo imazhi apo fotografie që ke para vetes.

steve

Çfarë mendoni, si do të interpretohen apo si interpretohen fotografitë tuaja?

Sipas meje, është vetëm një vrojtim i zakonshëm për njerëzimin. Unë fotografitë më të mira i mbaj për vete, ato janë diçka që nuk mund të harrohet lehtë. Për shembull Henri-Cartier Bresson, mendon se fotografitë kanë qenë për njerëzimin dhe për botën në të cilën jetojmë, megjithatë mendoj se sot, kjo është e parëndësishme. E njihni fotografin  André Kertész? Është një nga fotografët më të mirë hungarezë, i cili ka realizuar një libër me persona që i përkasin viteve të 70-ta. Jam frymëzuar nga kjo punë dhe mendoj se për atë periudhë, ka qenë një vepër mjaft poetike.

Çfarë mendoni kur thoni: “fotografitë që i mbaj për vete”?

Magjepsem nga të gjitha llojet e sjelljes njerëzore. Kam shumë dëshirë ta bëj një libër me njerëz që luajnë, që punojnë, çiftet, festivalet…Aktivitete të ndryshme universale. Duket sikur po bëj një lloj homazhi për librin e Kertesz. Një libër që tregon njerëz të varfër e të pasur, të rinj e të moshuar, çdo kulturë. Me fotografi të realizuara në mbarë botën, Indi, Afganistan, Jemen, Kuvajt, Tibet, Itali, Kubë…

steve-mccurry-interview-photographer-designboom-071

 

Udhëtimi është një element kyç i fotografisë tuaj.  Ishit vetëm 20 vjeçar kur ikët nga Amerika për në Azi. Çfarë ju nxiti të bëni një udhëtim të tillë?

Më kujtohet të kem parë ese fotografish, nga një fotograf shumë i talentuar i Zelandës së Re, Brian Brake. Ai kishte bërë një storie interesante për stinët me reshje, të vitit 1961, diçka që më bëri shumë përshtypje dhe mendova se ishte diçka dramatike e njëkohësisht magjike. 20 vjet pasi Brake publikoi esenë, shkova në Indi dhe i pash nga afër pamjet e njëjta.

Çfarë kujtoni nga vizita e parë në Indi?

Më kujtohet se kam qenë i çoroditur nga tërë ai numër njerëzish…Më kujtohet se aromat ishin shumë të forta, gjithçka ishte e panjohur dhe interesante atëbotë në sytë e mi. Isha bashkë e të dashurën time, e cila edhe shkruante dhe fotografonte njëkohësisht, e që përbënim një ekip të mirë.

E shihni si sfidë punën me gazetarët, pasi për ju është e rëndësishme që fotografitë të kenë shikues, që i interpretojnë ato në mënyrë të pavarur?

Një fotograf dhe një gazetar punojnë në mënyra të ndryshme. Mund të jetë një bashkëpunim në mes tyre që rezulton pozitiv, por shumë herë, secili punon në faza të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Nëse punon për një revistë, si në rastin tim me National Georaphic dhe nuk ke asnjë kontroll mbi dizajnin apo atë që do të shkruhet, atëherë kjo është diçka tjetër. Kur ta bëj librin tim, natyrisht se do të kem kontroll mbi gjithçka dhe do të mund ta zgjedh edhe tekstin. Së fundi kam punuar me një mikun tim të mirë, Paul Theroux, i cili është një nga shkrimtarët më të mirë të kohës dhe jam bindur në një farë mënyre se fjalët dhe imazhet shkojnë dorë për dore.

admin

Artikujt e tjetrë