Lifestyle

Unë-TY, dashuri në paketë!

Fëmijë magjia ekziston, magjia jeni ju, buka dhe uji, toka dhe ajri, …….dashuria apo indiferenca, shëndeti apo sëmundja, dhembshuria apo egoizmi, individi apo kombi, religjioni apo toleranca, racizmi apo liberalizmi, dija apo injoranca, politika apo pamaturia, ngopja apo uria, paraja apo shpirti, familja apo vetja, arti apo improvizimi, JU apo ne, ju jeni fjala e parë të tjerët janë fjala e dytë. Mos u bëni si ne, bëhuni më të mirë se ne, magjia jeni ju, e si te mos besojmë ne te rriturit ne magji aq sa edhe ju, kur tash vetëm ju jeni te dhembshur, te bukur e te sinqerte, gjithçka tjetër është vetëm IMPROVIZIM, e dashuria, arti dhe fëmija nuk e duron improvizimin!, na falni që botën nuk mund ta bëjmë më të mirë se kaq e as veten. Bëhuni një me universin.

15328301_10211469791050442_1613465323_n

Florie Bajoku, aktorja dhe njëkohësisht drejtoresha e MUTE Foundation, në bashkëpunim m aktoren Irena Cahani dhe komunën e Prishtinës këtë fundvit më pranë fëmijëve me një projekt shumë të bukur. “Unë-Ty, dashuri në paketë” titullohet nisma e tyre, e cila ka përfshirë pothuajse të gjitha shkollat e Prishtinë, dhe ka për qëllim kryesor, angazhimin e fëmijëve në teatër, shfaqjen ELLA & SHEGA si dhe angazhimin e fëmijëve për të dhuruar, pa pritur që t’u kthehet asgjë mbrapsht.  Të ushqejmë te fëmijët ndjenjën e dhembshurisë, solidaritetit, artit e mbi të gjitha te dashurisë për të tjerët. Të ngrisim një nivel më lartë shijen dhe preferencën artistike dhe estetike.”- shprehet Florie Bajoku. Përmes drejtorëve të shkollave dhe Komunës së Prishtinës do të bëhen vizita në teatër për të parë një shfaqje teatrore me temë, festat e fundvitit përfshirë moshën 4 -11 vjeç. Koncepti i projektit i paraprin edhe kurikules së re që KK i Prishtinës, Drejtorati për Arsim ka proklamuar përfshirjen e lëndës s Dramës (teatrit) nëpër shkollat tona.  Gjithashtu vet  nxënësit e shkollave do të bëjnë pako-dhurata për fëmijët e pjesëve të ndryshme të Prishtinës dhe më gjerë kryesisht fshatra (zona rurale), ndërsa vetëm një pjesë e këtyre pakove do tu shpërndahet fëmijëve të Prishtinës të moshave të vogla nga 4 vjeç (kopshte) deri ne parashkollor 6 vjeç.

admin

Artikujt e tjetrë