Lifestyle

Të gjitha vetitë e superushqimeve

Fara luledielli, kungulli, etj… T’i konsumosh do të thotë t’i bëni mirë shëndetit tuaj, por zbuloni se cilat janë farërat që ju duhen.

Farat janë baza e të ushqyerit sepse ato janë thelbi i çdo bime dhe përmbajnë veti shumë të mira ushqyese. Tashmë është në rritje numri i atyre që zgjedhin për të futur farat në dietën e tyre të përditshme. Në treg janë të gjitha llojet e farave (luledielli, kungulli, liri,susam, lulëkuqe) dhe jo vetëm në dyqanet organike apo ato të dedikuara për ushqim bio, sot ju mund t’i blini këto fara edhe në supermarket. Çdo farë ka veti të ndryshme, por të gjitha llojet ndajnë një karakteristikë të përbashkët: ato janë bartëse të shëndetit. Farat, në fakt, janë një burim i enzimave të rëndësishme, vitaminave,  mineraleve, fibrave, dhe veçanërisht i acideve yndyrore esenciale (Omega 3) si acidi alfa-linoleik. Këto të fundit janë anti-inflamator të fuqishëm edhe për rolin e njohur si parandalues kundër tumoreve, arteriosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare në përgjithësi. Përveç kësaj, farat të ndihmojnë për të humbur peshë dhe për të rritur numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Farat e kungullit janë ndër më të dashurat në aspektin e shije, por pak e dinë se fara e kungullit ka një tepricë të vërtetë dhe të natyrshme të magnezit dhe mineraleve të tjera të tilla si mangani dhe zinku.

semi-di-chia-supercibo-anche-per-celiaci_su_vertical_dyn

Në sajë të këtyre karakteristikave, ushqyese, farat e kungullit janë ideale për të luftuar simptomat e dhembjeve menstruale apo në menopauzë. Ndërsa farat e susamit janë përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, karakteristikë e tyre është shija shumë interesante në gjendje për të pasuruar dhe për t’u dhënë aromë çdo gjelle. Kurse farat e lulediellit janë të përfshira pikërisht brenda kësaj lule të mrekullueshme dhe plot ngjyra. Shumë e lartë me kalori janë një zgjedhje e shkëlqyer për të pasuruar mëngjesin dhe fillimin me energji gjatë gjithë ditës. Ka përbërës natyror të mineraleve të çmuar si magnez dhe zink, farat e lulediellit kanë një tjetër plus: janë një bombë e vërtetë e vitaminës E. Kjo vitaminë është e domosdoshme për lëkurë të shëndetshme dhe për flokët, dhe ruan vital të gjithë organizmin. Tani të gjithë keni dëgjuar për fara Chia, nga bima  Salvia Hispanica, zonat tipike të Amerikës së Jugut. Përdoret në ushqim dhe mjekësi rreth 5000 vjet, këto fara janë një superushqim i vërtetë.

admin

Artikujt e tjetrë