Lifestyle

Audrey Hepburn, sinonimi i elegancës

Ikonë e jashtëzakonshme e stilit, Audrey është për të gjithë një model për jetën, e shenjuar nga vështirësi, por e pasuruar me arritje të mëdha.

 

Kush nga ne nuk është i familjarizuar tashmë me fustanin klasik, modelin e flokëve dhe perlat para dritares së Tiffany? Ka arritur statusin e ikonës dhe është aty përkrah fustanit të bardhë të Marilyn-it dhe kostumit të Chanel. Sigurisht se Marilyn është konsideruar femra më seksi në botë dhe Chanel një gjigant i industrisë së modës, por asnjëri nuk e kanë stilin apo klasin e Audrey Hepburn.  Padyshim se ajo është femra e vetme në botë, që është konsideruar murgeshë dhe njëkohësisht femër jo konvencionale dhe kjo falë hirit dhe bukurisë së saj.   Femra që e bëri ikonë fustanin e vogël të zi. Thjeshtësi, elegancë, sharm, janë tri fjalët, që përshkruajnë stilin e saj, që vazhdon edhe sot të frymëzojë gratë, dizajnerët e të pasionuarit pas modës nga mbarë bota. Çfarë e ka bërë edhe më të dashur dhe e ka lartësuar atë në botën e  modës është edhe dashuria e saj për dizajnerin Hubert de Givenchy. Dhe ai e ka dashur gjithashtu aktoren e bukur, duke stiliziuar dhe krijuar veshje të veçanta pothuajse në secilin rol, që ajo ka interpretuar. Këta të dy u bënë të  pandashëm dhe me sharmin e Audreyt e hirin e Ginechy, ata shpikën trendin që mbretëroi në të ’50-tat në kopertinat e revistës Vogue, pasarela e filma.

audrey-1

Ikonë e modës

Ajo kujtohet për stilin unik ashtu siç kujtohet për rolet e shumta, që ka interpretuar në filma përgjatë viteve. Fustani dhe perlat në filmin “Mëngjes në Tiffany”, kapela në “My fair lady”, pantallonat Capri në “Sabrina” etj. Por kur kamera ndaloi së funksionuari, sytë e Audrey për modën nuk e bënë asnjëherë një gjë të tillë. Modeli i flokëve, pantallonat e ngushta, silueta elegante dhe ngjyrat bazike ishin që të gjitha sinonime të Audrey Hepburn. Ajo u përmbajt nga ngjyrat e theksuara, duke preferuar të zezën, grinë dhe kafen, që ishin kryefjala e finesës dhe elegancës. Ajo solli frymë italiane në Hollivud, me këpucë balerine dhe rripa të hollë rreth belit, ajo solli edhe sofistikimin e Parisit në Nju Jork, me bluzat me grykë të mbyllur thellë dhe palltot e gjata. Dhe i solli tërë botës glamurin e Hollivudit, me veshje sateni dhe doreza të gjata.  Audrey në kohën e saj nuk ka pasur asnjë rivale dhe ende askush nuk e ka “rrëzuar” atë nga froni i modës dhe stilit. Ajo është vajza e postareve të glamurit, modeste, asnjëherë egocentrike apo arrogante dhe gjithmonë mirënjohëse për famën dhe pasurinë. Madje kështu vazhdoi të jetë gjithmonë duke u shprehur në një rast: “Asnjëherë nuk kam menduar për veten se jam një ikonë. Çfarë të tjerët mendojnë nuk do të thotë se dhe unë mendoj në atë mënyrë. Unë thjeshtë bëj punën time.” Dhe ne gjithmonë do ta duam atë pikërisht pse bëri punën e saj.

Audrey Hepburn, 1957
Audrey Hepburn, 1957

 Balerina që u bë aktore

Për ata që duan modën dhe kinemanë, për ata që e duan thjeshtësinë, por me hijeshi, për ata që e duan filmat e saj: Audrey mbetet një model unik dhe sot.  Audrey ka lindur në 1929 në Belgjikë. Prindërit e saj do të divorcoheshin shumë shpejt dhe ajo do të jetonte vetëm me nënën e saj. Fëmijëria e Audrey Hepburn nuk ishte e lumtur, as nuk mund ta imagjinoni mundimet dhe frikën që kishin kaluar kur ajo ishte ende shumë e vogël. Merr pjesë në ngjarjet e organizuara për të mbledhur fonde kundër pushtimit nazist. Në 1944, kalon një dimër shumë të vështirë për shkak të urisë dhe brutalitetit të forcave naziste.  Kjo përvojë traumatike do të bëjnë atë më të fortë dhe ta dojë edhe më shumë jetën. Ajo u shpërngul në Londër në 1948, e pasionuar pas baletit, regjistrohet në Konservator, që do ta ndihmojë për të krijuar hirin e saj legjendar. Mësuesja e saj Marie Rambert, megjithatë, e bind atë që ta linte botën e baletit për shkak të fizikut të saj tepër të hollë dhe të brishtë, për arsyet shëndetësore dhe për shkak të kequshqyerjes që kishte pësuar gjatë luftës, që do ta shoqëronin gjatë gjithë jetës së saj. Për këtë arsye, Audrey Hepburn vendos t’i përkushtohet në kinema.

audrey-9

audrey-11

admin

Artikujt e tjetrë