Lifestyle

Edison Kelmendi shqiptari i pasarelave botërore

Një ndër modelët më të kërkuar për momentin është pikërisht një shqiptar, i lindur në  Gjakovë, por që është rritur në Zvicër. Edison Kelmendi tashmë ka pushtuar pistat e modës anë e mbanë botës. I bukur dhe i sigurtë në vetvete ai e ka ditur shumë mirë se çfarë do të bëhej në të ardhmen. “Për herë të parë që jam ngjitur në pasarelë ka qenë para gjashtë vitesh, në Zyrih, ku edhe jetoj, një sfilatë për Fashion Days Zürich. Mandej lidha kontratë një vjeçare me Versacen, që sigurisht nuk ka qenë e lehtë, ka kërkuar shumë punë dhe përkushtim.”- tregon Edisoni.

1513732_308874062647892_7723190203028928395_n

Megjithëse i posedon të gjitha kriteret e një modeli profesionist, Edisoni, ka pasur një idhull, por edhe këshilltar në jetë dhe karrierë, babain e tij. “Im atë nuk jeton më, por ka qenë pikërisht ai që më ka ndihmuar dhe qëndruar pranë në këtë rrugëtimin tim profesional, Kadri Kelmendi, babi im, edhe ai ka qenë model dhe Dj Flysky, pa ndihmën e tij e di që do ta kisha shumë më vështirë të jem këtu ku jam sot.”- shprehet Edisoni duke ia dedikuar sukseset e tij babait. Dhe njëjtë si ai, Edisoni tashmë  po i jep karrierës së tij një drejtim të ri artistik, muzikën. “Babi im ka qenë edhe një dj shumë i mirë, muzika e tij më bënte shumë të lumtur, tashmë edhe unë prej gati një viti po merren në mënyrë aktive me muzikë, si Dj, në klube të njohura. Sot muzikë po bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sime.”- thotë Edisoni. Sukseset e mëdha edhe në këtë fushë kanë filluar të jenë po aq të dukshme sa në modelizëm. I njohur si Dj: Edison K, ai performoi në një koncert madhështor në Zyrih së bashku me një nga Dj më të famshëm në botë, David Guetta. Një bashkëpunim i rëndësishëm që rrallë dj tjerë e kanë pasur, por dashuria dhe pasioni për muzikën shpesh triumfojnë. Megjithëse në kulmin e karrierës dhe famës, Edison Kelmendi vazhdon të jetë një djalë i thjeshtë, të punojë dhe të ndërtojë karrierën falë vullnetit dhe talentit që ai ka. Mes paparacëve, emra të njohur të modës që e bëjnë imazh të tyre, vajzave që presin autografe, Edison Kelmendi i rikthehet gjithmonë rrënjëve të tij, pa harruar të kthejë kokën pas.

admin

Artikujt e tjetrë