Shëndet

Kanceri i lëkurës, si të parandalohet?

1799047_10152308776896052_2104563589_o

Studime të ndryshme kanë treguar se shumica e dëmtimeve të lëkurës që çojnë në kancer të lëkurës, shkaktohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultraviolete (UV).

 Nga Fatlinda Sadiku Zehri

Çka është kanceri i lëkurës?

Kanceri i lëkurës, duke përfshirë melanomën, karcinomën basocelulare dhe skuamocelulare, shpesh fillonë me disa ndryshime në lëkurë, ndryshime këto që mund të jenë rritje të reja ose lezione parakanceroze e që nuk janë kancer, por mund të bëhen me kalimin e kohës. Kanceri i lëkurës mund të shërohet nëse zbulohet ose trajtohet me kohë. Poashtu, kanceri i lëkurës mund të parandalohet duke u kujdesur për lëkurën tuaj.

Çka është nevusi?

Nevusi (beng) është një rritje beninje e melanociteve – qelizave, të cilat i japin njgjyrë lëkurës. Edhe pse një numër shumë i vogël i nevuseve shëndrohen në kancer, nevuset jonormale mund të shndërrohen në melanoma me kohë. Nevuset normale janë të rrafshët ose të ngritur, ose mund të fillojnë si të rrafshët dhe me kalimin e kohës të bëhen të ngritur. Sipërfaqja e tyre, zakonisht është e lëmuar. Ato zakonisht paraqiten në fëmijëri dhe në rininë e hershme. Është e pazakonshme, që nevuset të paraqiten në personat e moshës së rritur. Nevuset që kanë formë të çrregullt, që përmbajnë shumë ngjyra dhe janë të mëdhenjë, mund të shëndrohen në kancer.

Si të parandalojmë kancerin e lëkurës?

Masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e kancerit të lëkurës, paraqesin kryesisht mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolete.

  • Mos përdorni shtretër ose llampa për rrezitje (solarium). Disa studime kanë treguar se kjo rritë rrezikun për paraqitje të kancerit (melanomës).
  • Përdorni kremëra me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UV (UVA dhe UVB), më së paku 30. Përsëritni lyerjen çdo 2 orë, edhe më shpesh nëse jeni në ujë, pasi që krema humb efektin. Poashtu, përdorni balsam për buzë me faktorë mbrojtës.
  • Mbroni fëmijët nga ekspozimi ndaj diellit, për shkak se kanë lekurë shumë të ndieshme. Mos lejoni që të luajnë në diell, veshini me rroba dhe lyejini me kremëra mbrojëse të pështatshme për fëmijë.
  • Veshni rroba që ju mbrojnë, si bluze me mëngë të gjata, pantollona, kapela me buzë të gjëra që ju mbulojnë veshët, qafën dhe fytyrën. Rrobet e tejdukshme dhe ato përmes të cilave shihni, nuk ju mbrojnë.
  • Përdorni syze që bllokojnë 99 – 100% rrezet UV. Ekspozimi afatgjatë mund të shkaktojë kataraktën.
  • Mos qëndroni në diell kur rrezet e diellit janë më të fortat, prej ores 10 deri 16. Sidomos kur jeni në ujë ose në borë.
  • Bëni vetëkontrollë të lëkurës suaj dhe konsultoni dermatologun nëse vëreni ndonjë rritje, ndryshim apo gjakosje në lëkurën tuaj.

Kanceri i lëkurës është i shërueshëm, kjo varet nga ju!

admin

Artikujt e tjetrë