Lifestyle

GRANDdecor, adresa për eventet tuaja

GRANDdecor tashmë është dëshmuar si një nga kompanitë më serioze dhe kreative, jo vetëm në planifikimin, dekorimin dhe organizimin e dasmave, por edhe të eventeve më unike në vend. Duke e kthyer çdo ambient, hapësirë apo grup njerëzish në një vend dhe moment magjik, që përfshinë risi, kreativitet dhe përsosmëri. Sigurisht që është një rrugëtim i gjatë, me shumë përvojë dhe punë të madhe që e bën GRANDdecorin të jetë një nga kompanitë më të preferuarat nga institucionet publike dhe private për të organizuar dhe dekoruar ngjarjet e rëndësishme apo përvjetor të ndryshëm. Tashmë ata janë lider në këtë fushë, për shkak se arrijnë të realizojnë me kujdes dhe përgjegjësi të madhe detyrën që marrin përsipër, së pari duke respektuar dëshirën e klientit, absolutisht unik në ngjarjet që flasin në çdo detaj. Gjithmonë në dispozicion dhe të gatshëm për të dëgjuar, plotësuar dhe për të ndihmuar konsumatorët.

img_9734

Pse të mbështeteni në një planifikues eventesh si GRANDdecor?

 Sepse kjo kompani ka potencial dhe mjete për të realizuar dhe ndihmuar të organizoni një ngjarje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me optimizimin maksimal të kohës, burimeve dhe buxhetit, të gjitha këto pa u “mposhtur” nga përgatitjet, stresi, që iu delegohet një palë të tretë duke ju lejuar ju të gëzoni të njëjtën ngjarje  në relaksim të përgjithshëm. Gjithashtu nga ana tjetër, kur organizoni takime, seminare dhe ngjarje publike në përgjithësi, prezenca e planifikuesit të eventit apo koordinatorit nuk është vetëm një zgjedhje e vlefshme, por sigurisht një element i domosdoshëm për suksesin e vetë ngjarjes.

GRANDdecor ju ofron me profesionalizmin e tij t’i drejtoheni për çdo event sepse çdo aspekt do të trajtohet me respekt dhe përkujdesje, qoftë konceptin e ngjarjes zgjedhjen e vendit ideal, zgjedhjen e banketit për ushqim dhe pije, përzgjedhjen e elementeve dekorative (dekor me lule, por jo vetëm) dhe argëtim  (muzikë dhe aktivitete të tjera të lidhura me të) deri në zgjedhjen e personelit më të përshtatshëm për shërbimet, për të mos përmendur akomodimin e mysafirëve dhe transferimin e tyre të mundshme në / vende ngjarje.

admin

Artikujt e tjetrë