Kulturë

Në rrugën e artit

Mirsad  Abazi është një nga aktorët më të mirë të brezit të ri. Një karrierë e shoqëruar me shumë shpërblime kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat tregojnë shumë për profesionalizmin dhe sukseset e vazhdueshme të tij. I thjeshtë dhe me sens humori, ai risjellë në kujtesë mometet m ëtë bukura të karrierës së tij. Në Kumanovë, qytetin e lindjes, Mirsadi ndanë disa nga çastet më të veçanta për ta zhvendosur këtë eksperiencë në Teatrin e Shkupit. Një skenë në të cilën janë ngjitur emra të njohur të artit dhe shumë shfaqje të autorëve të njohur.

 “Jeta dhe dallgët e sajë të përplasin nga një krah në krahun tjetër të botës, gjatë këtyre përplasjeve sa të mira aq edhe të hidhura, takova njerëz të ndryshe, por ajo që më bëri që të ndjehem shumë mirë dhe që kuptova se aktrimi të bënë të ndjehesh shpirtërisht i qetë dhe i plotë, ishte momenti kur u takova dhe bashkë bisedova me disa aktorë profesionistë. Ai moment ishte një katarsis i shpirtit dhe ndriçim i mendjes  time. Pas këtyre takimeve vendosa të përgatitem për rrugëtimin tim të gjatë, që unë e quaj rruga e shpirtit ose rruga e artit, që të shpien drejt së vërtetës dhe ja sot jam ende duke ecur kësaj rruge.”

Aktualiteti është një nga faktorët që ndikon në frymëzimin artistik apo në një mënyrë tjetër i jep shkas krijimeve të reja madje edhe kryeveprave. Për Mirsadin e sotmja është po aq e rëndësishme sa edhe çdo periudhë tjetër në të cilën formohet dhe merr jetë çdo cikël artistik.

“Artisti për nga natyra është emocional dhe kështu ngacmohet edhe nga erërat më të vogla, edhe nga shiu më i imët. Situata aktuale apo aktualiteti drejtpërdrejt ndikon dhe krijon reaksion emocional dhe shpirtërorë, sigurisht n artistët e kemi për detyrë të parashtrojmë pyetje për publikun dhe përgjigjen publiku ta gjejë vetë, sepse në fund të fundit ky është misioni ynë. Një aktor i suksesshëm pikë së pari duhet të jetë një njeri shumë i mirë, i sinqertë ndaj vetes dhe rrethin ku jeton, kjo është baza mbi të cilën lartësohet artisti.  Për të krijuar këtë ngritje nevojiten edhe struktura të tjera si ato intelektuale dhe emotive. Megjithatë një aktor duhet të ketë parasysh që talenti, puna, korrektësia, shkathtësia, kreativiteti…janë disa nga elementet kyçe të cilat rezultojnë në një artist të kompletuar.”

Dhe në rrugën plotë sfida që secili artist e përjeton, Mirsadi tregon se janë disa persona që kanë ndikuar në formimin e tij, në atë që ai është sot. Një nga këta emra ai vë në pah aktorin dhe kolegun  tij Musa isufi, për të cilin shprehet se ka bërë gjithçka për ta ndihmuar dhe përgatitur në aspektin profesional, pastaj është profesori i aktrimit Sefedin Nuredini dhe regjisorët e tjerë me të cilët ka punuar si Ibrahim Dehari, Kushtrim Bekteshi dhe Nehat Mehmeti.  Ndërsa shton se një nga rolet që do të dëshironte të luante është ai i aktorit anglez Tom Hardy në filmin e njohur “Mad Max”, kjo pasi që zhanri aksion është një nga të preferuarit e tij.

admin

Artikujt e tjetrë