Gruaja

Flutura rozë për të rigjetur forcën

Gazetarja e dikurshme, teksa më jep disa numra të revistës që themeloi vet, “Rreze” më thotë se po bënë të njëjtën gjë edhe tani, por shpërndan rreze në një kauzë tjetër, atë më të rëndësishmen, në jetën e njeriut, në shpirtin e të gjithave atyre grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

 Nga Bruna Merko/Foto Shpend Maliqi  

Ajo nuk vrapon për t’i shpëtuar kancerit. Vrapon për të dëshmuar se nuk duhet të hiqni dorë dhe pse  rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë, ju mund të arrini në finish, duke u mbështetur vetëm në fuqinë e trupit dhe mendjes suaj. Nafije Latifi, bënë plotë 12 vjet që kur zbuloi për herë të parë atë masën e fortë në gji, ndërsa i është nënshtruar tre herë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me kimioterapi. Është një nga gratë më të forta që njoh. Fisnike. Dinjitoze. Organizon tashmë prej vitesh aktivitete dhe ecjen simbolike.

E takoj gjithmonë në kafenenë e saj të preferuar, në kino ABC…me letra e shënime gjithandej për të organizuar ashtu si duhet kauzën e saj, e dhjetëra, qindrave si ajo, të cilat u gjendën para një uragani të quajtur kancer.  Kur e pyes nëse është lodhur, më thotë jo. Sepse ajo e di, kjo sëmundje nuk fitohet vetëm. Të gjitha ato që operohen kthehen në shtëpi dhe përpiqen të rrinë vetëm, izolohen. Duke qenë me gra të tjera që kanë përjetuar të njëjtën dramë  si ty gjërat bëhen më të lehta. Në këtë “ anije” në mënyrë të heshtur ato ndajnë përvojën e tyre. Më me lehtësi gjejnë besimin në trupin që i ka tradhtuar. Gazetarja e dikurshme, teksa më jep disa numra të revistës që themeloi vet, “Rreze” më thotë se po bënë të njëjtën gjë edhe tani, por shpërndan rreze në një kauzë tjetër, atë më të rëndësishmen në jetën e njeriut, në shpirtin e të gjithave atyre grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit. E di që nëse nuk do të ndodhte kjo në jetën e saj, ajo dot ë vazhdonte të shkruante pa reshtur, sepse gazetaria mbetet dashuria e saj më e madhe. Sfidë, lodhje nga ana tjetër një pasion i madh. Por sot ajo vazhdon një tjetër drejtim, përcaktuar nga fati a kush e di çka…. Ajo nuk heq dorë, e di që një ditë, secila prej nesh mund të përballet me fjalët fatale të mjekut, edhe pse sot na duket të gjithave një ëndrre e keqe.

Ndërsa Nafije Latifi është përballë plotë tre herë me fjalët “ke sërish kancer”….sërish ka luftuar…sërish ia ka dalë mbanë. Sot përpjekjet e saj na tregojnë se edhe ne duhet të luftojmë, zbulimi i hershëm është për momentin kura më e mirë kundër kancerit të gjirit. Informimi dhe vetëdijesimi i të dy gjinive për një kauzë që na prek të gjithëve. E në këto beteja, rrugëtim të vështirë, kimioterapi, operacione do të keni dorën e shtrirë të një gruaje që nuk heq dorë kurrë së luftuari për këtë kauzë, fjalët e pareshtura të saj për tu kontrolluar herë pas here.

Psherëtimave të mëdha për ndihmë flutura rozë, jo vetëm çdo tetor, por çdo ditë iu përgjigjet me buzëqeshje… ajo mësuesja e mrekullueshme e jetës.  

admin

Artikujt e tjetrë