Shëndeti

Ylvi, një histori dashurie

Anna hapi dyert e zemrës dhe shtëpinë e saj duke i ofruar Ylvit një strehëz të ngrohtë … një rrëfim me të vërtetë sensibilizues për të mësuar sesi duhet të përkujdesemi dhe t’i mbrojmë kafshët.

Foto: Elisabeth Pollak

Deri sa nuk e ke një kafshë shtëpiake afër nuk mund t’i kuptosh ata njerëz që sheh në rrugë teksa i përqafojnë apo puthin kafshët e tyre. Është anëtari më i ri i jetës së tyre. Është një dashurie e madhe që lind natyrshëm ashtu si mes njerëzve. Anna Pollack na tregon arsyet se përse vendosi të adoptojë një qen?

“Gjithmonë na kanë pëlqyer kafshët, çdo fundjavë jemi kujdesur për qenin e një shokut tonë. Ka qenë sikur të kujdesesh për një fëmijë. Ishte ndjenjë shumë e mirë të shohësh një kafshë që ka nevojë për ty … ta kesh gjithmonë pranë teje.

Momentin që e kuptova se kafshët shtëpiake lejohen të merren në punë, kemi filluar të interesohemi për një qen. Një ditë duke kërkuar në internet nëpër organizata të  mirëqenies së kafshëve, pamë disa fotografi të Ylvit. Në atë moment instinktivisht e kemi kuptuar se Ylvi do të jetë vajza e jonë.” – shprehet Anna Pollack. Megjithatë ata janë të vetëdijshëm se një kafshë shtëpiake kërkon përkushtim dhe përkujdesje të veçantë.

“Të adoptosh një kafshë shtëpiake do të thotë të marrësh përgjegjësi të plotë për atë kafshë, dhe ta mbrosh në çdo moment. Sidomos qentë krijojnë një lidhje shumë të fort me pronarin, është sikur të kujdesesh për një fëmijë. Shkencëtarë të ndryshëm kanë konstatuar se qeni më shumë e do pronarin se sa nënën biologjike! Pra, para se të adoptosh një kafshë shtëpiake, e sidomos një qen, duhet të mendohet mirë se a je në gjendje të marrësh të tillë përgjegjësie për një kafshë, që është aq shumë e varur prej jush. Momentin që vendosni ta adoptoni një qen, atëherë është e sigurt se do të kaloni shumë vite të bukura me një kafshë, e cila është më besnike se çdo shok, e cila do të jetë gjithmonë pranë jush, pa marr parasysh se si dukesh, o se sa i pasur je. Dashuria e një qeni ndaj pronarit është pa kufi.”

dsc_3442-3

Por sa jemi ne të ndërgjegjshëm për mbrojtjen dhe mënyrën sesi i trajtojmë kafshët?! Përballemi çdo ditë me lajme, në të cilat kafshët keqtrajtohen apo lajme të shoëbizit, ku zakonisht përdoren si aksesorë etj.

“Ka shumë gjëra ekstreme, për shembull, disa njerëz i trajtojnë kafshët si objekte pa ndjenja dhe që në fakt padiskutim janë qenie me ndjenja, ashtu si ne. Sidomos qeni im është shumë i ndjeshëm  edhe askush nuk mund ta njohë më mirë se unë. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë përmes gjuhës së trupit apo gjesteve. Ylvi e di menjëherë kur unë pretendoj se jam e lumtur ose kur përpiqem ta fsheh frikën. Ylvin nuk mund ta gënjej asgjë. Nga ana tjetër, ekzistojnë ata njerëz që janë ekstrem në lidhje më mënyrën sesi i trajtojnë kafshët, sikur ata të ishin njerëz. I përdorin kafshët si aksesorë, për shembull Paris Hilton. Gjithashtu ka njerëz të tjerë që ushqehen me kafshë pa e vrarë mendjen se nga vjen ai mish apo qumështi etj. Mendoj që njerëzit duhet të fillojnë t’i trajtojnë kafshët më me respekt, pasi që edhe ata ndjejnë dhembje sikur ne.” – tregon Anna.

Çfarë po ndodh sot me kafshët, sa kujdesemi për to dhe si duhet të rrisim vetëdijen e shoqërisë ndaj tyre?!

“Gjëja më e mirë për mbrojtjen e kafshëve është ndërgjegjësimi i shoqërisë, përmes shkollave, televizioneve, institucioneve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve. Sa i përket kafshëve ne duhet të konsumojmë më pak mish qumësht, vezë, lëkur, pambuk kafshësh etj. Vetëm në këtë mënyrë mund ta parandalojmë trajtimin e keq të kafshëve në kompanitë e mëdha të prodhimit të mishit, pasi që ne e dimë se me blerjen e produkteve prej këtyre kompanive ne i promovojmë këto kompani, njëkohësisht edhe keqtrajtimin e kafshëve nëpër këto kompani. Por kohët e fundit ekziston edhe një trend tjetër në Evropën Lindore, shitja e këlyshëve. Njerëzit i blejnë këta këlysh edhe mendojnë që po i shpëtojnë edhe ndihen sikur heronj të tyre, por me blerjen e këtyre këlyshëve (që zakonisht ndahen shumë herët prej nënave) i promovojnë këtë mafie të këlyshëve. Blerja ilegale e kafshëve ndiqet penalisht. Kur flasim për qenë, ka njerëz që i mbajnë ato dhe nuk kujdesen për to, deri sa vjen ndonjë organizatë për mbrojtjen e kafshëve edhe i konfiskon ato. Kur këto kafshë e ndërrojnë ambientin fillojnë problemet psikike për to dhe si rezultat kemi veprime agresive nga ana e tyre madje deri te kafshimi i njerëzve. Pastaj shohim shumë qenë endacak në Evropën Lindore. Për parandalimin e qenve endacakë, mundësia e vetme është tredhja e tyre, kështu mund të parandalohet shumimi i tyre. Por shumë e rëndësishme është edhe edukimi i shoqërisë për mbrojtjen e kafshëve. E di se në  Evropën Lindore shumë njerëz kanë frikë nga qentë. Edhe ata që  kanë qen i mbajnë për tu ruajtur shtëpitë. Por këta qenë e ndjejnë nevojën të bëhen pjesë e një familje, por shumicën e rasteve rriten të izoluar në zinxhir.

Qeni im vjen nga Europa Lindore, e rritur në kushte të njëjta, e izoluar edhe me zinxhir gjatë gjithë jetës, pa kontakt me njerëz ose qenë të tjerë. Qeni im duhet të ketë vuajtur shumë, pasi që ajo i do njerëzit mbi gjitha. Kur kemi vizitë në shtëpi,Ylvi është e para që i pret mysafirët me kënaqësi. Pastaj ulet me mysafir në divan edhe përkëdhelet. Ylvi është shumë inteligjente, por sikur mos të ishte rritur në ato kushte Ylvi mund të ishte një qen terapie. Nuk ka vetëm qen që u ndihmon të verbërve ose qen që kërkojnë në raste katastrofe natyrore, por ka edhe qen që ushtrohen për zbulimin e kancerit ose diabetit.”- përfundon Anna.

 

admin

Artikujt e tjetrë