Intervista

Me dashuri për Bejrutin

Kur e sheh Libanin përmes syve të saj arrin të njohësh anët më të bukura të tij. Nga rrugëtimi akademik te kultura mijëvjeçare  libaneze, Nita Himaduna në një rrëfim për Flatrën na sjellë përjetimet personale të saj për vendin që shpesh quhet “Parisi” i Lindjes së Mesme.

 Intervistoi: Erdi Bërxulli / Foto: Norik Uka

Si filloi rrugëtimi yt sa i përket studimeve?

 Teksa u kthehem gjurmëve të jetës sime shoh shumë anë të mira, të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën për t’u përgjigjur në pyetjen ‘kush jam unë’ sot. Si një vajzë që pjesërisht u rrit në Kosovë, ShBA dhe kryesisht në Lindje të Mesme, nuk do të flas për ‘atë notën mesatare’, përveç se për të shpjeguar bukurinë e atij procesi dhe asaj që më ka bërë shumë përshtypje në jetë. Gjithmonë kam besuar se gjithçka vjen nga lart, dhe duke thënë këtë, gjithë këtë ua kam borxh prindërve dhe motrës sime; mbështetjes së tyre të pafund, si morale ashtu edhe financiare. Pjesë e strukturës sime është familja, dhe si pjesë e “Seeds of Peace” vendosa që të përfundoj shkollën e mesme në Amerikë, ishte viti i tragjedisë së 11 Shtatorit…  Jam shumë me fat që kam pasur mundësinë të gëzoj mbështetjen e familjes, normalisht edhe fati ka të bëjë shumë në vendimet e jetës. Studimet e mia morën një kahje tjetër pas përfundimit Universitar në Manhattanville College në Nju Jork, pas përfundimit të suksesshëm të studimeve të dyfishta në Politike dhe Ekonomi, aty vendosa të bëj post-bacellor në “American University of Beirut” që ishte një ëndërr e veçantë të pranohem këtu, një sfidë në vete. Kam pasur një rrugëtim aq të bukur saqë kurrë nuk mund t’ia shpjegoj vetes në plotëni, e këtë dëshiroj t’ia shpjegoj secilës vajzë, ta ndaj me to e t’i ndihmoj secilës që të jetë në gjendje t’i arrijë këto suksese, dhe më shumë.

Pse vendose të studiosh në Lindjen e Mesme, konkretisht në Liban? Si ishte kjo përvojë? Thonë se Libani është Parisi i Lindjes së Mesme … na fol pak për këtë vend…

 Mbase është hera e parë që do të jem krejt e hapur në lidhje me këtë. Ka tre faktorë që duhet të konsiderohen si ‘Dashuria ime për Lindjen e Mesme’ e ato janë: kumbara ime Michaela Ëalsh, mike e familjes, e cila ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes ‘Camp David Accords 1978’ që ndodhi pas bisedimeve të fshehta 12 ditore ndërmjet egjiptasve dhe hebrenjve; së dyti është “Seeds of Peace” ku jam e përfshirë edhe sot e kësaj dite, dhe së fundi është libri “From Beirut to Jerusalem’’ i autorit Thomas Friedman të cilin e njoh personalisht.

Dashuria për Lindjen e Mesme ka filluar me rrugëtimin tim me “Seeds of Peace”, organizatë e cila merr pjesë në zgjidhjen e konflikteve posaçërisht mes Palestinës dhe Izraelit, me seli në Jerusalem dhe Nju Jork, pjesë e së cilës jam edhe sot, ku kam qenë pjesëmarrëse e shumë tryezave që kishin të bënin pikërisht me konfliktin izraelito-palestinez. Një pjesë te rinisë e kam kaluar mes Kosovës dhe SHBA-së, por më duhet të them se pjesën më të madhe të zhvillimit tim e kam pasur në Lindjen e Mesme, që më ka mundësuar ta personalizoj dashurinë time për Lindjen e Mesme në shumë mënyra, sidomos dashurinë për vendin e Fenikasve, për kulturën Libaneze. Libani është një prej vendeve më të bukura në botë. Aterova në Beirut, në Liban, kur aeroporti ‘Rafiq Hairi’ ishte i mbushur me goma, kur vendi po zhytej në luftë, ndërsa të nesërmen e ekzekutuan kryeministrin Rafiq Hariri. Është bukur të jesh pjesë e një vendi derisa po shkruhet historia, si vajzë kosovare në Bejrut, derisa në të njëjtën kohë universiteti ishte i rrethuar nga tanket, e Siguria Kombëtare bënte thirrje për ekzil…

Mendimi im për Lindjen e Mesme është i kundërt me atë se si ky rajon perceptohet nga mediat dhe bota si dhe individët të cilët kurrë nuk kanë pasur ndonjë përvojë me këtë vend. Këtu e kam fjalën vetëm për Levantin, që përfshin Libanin, Palestinën dhe Sirinë. Ëndrra ime ishte të studioja në një universitet prestigjioz siç është American University of Bejrut dhe më kujtohet dita kur u pranova. Nuk është ky Universitet i përbërë nga njerëz të rastësishëm. Në të vërtetë, këtu duhet ta gjesh veten. Personat që diplomojnë dhe dalin nga AUB-ja e kanë kaluar provën e sigurisë…  e prova e sigurisë është shumë me rëndësi! Kur them ta gjesh veten, e kam fjalën se vërtetë duhet të jesh e gatshme në aspektin e kulturës familjare, globalizimit si dhe rregullave e rregulloreve fetare – këto janë kushtet.

Shpesh ndërtoja paralele ndërmjet Libanit dhe Kosovës. Arsimimi i tyre, kultura dhe traditat e tyre datojnë me qindra vjet më parë… Në fakt, kurrë s’kam hasur nivel më të lartë arsimimi të vajzave sesa niveli i vajzave arabe, sidomos atyre libaneze, është shumë bukur të shohësh vajza me vetëmotivim për t’u arsimuar, dhe jo për shkak të motiveve të fshehta apo mungesave të ndryshme…. Feja Islame atje është një art në vetvete, praktikimi i saj është art, përfshirë këtu edhe krishterimin. Besoj se feja është art. Është patjetër një kalibër tjetër, dhe është vështirë të jesh pjesë e rretheve të tyre sociale po që se nuk e ke vetë atë kalibër. Katër vitet e misionit tim atje janë ndër vitet më të bukura të jetës sime –  në një vend me aq shumë kulturë, e cila daton që nga Fenikasit e Romakët.

Pa dyshim se ky është vendi më i bukur në botë bashkë me njerëzit e tij. Unë si kosovare isha shumë e mirëpritur, në shikim të parë m’u duk e papritur se sa shumë dhe në sa detaje dinte Libani për Kosovën dhe situatën nëpër të cilën kaluam si popull. Për këtë arsye arsimimi është i rëndësishëm. Duhet të dish mirë se çka flet dhe të kesh njohuri për vendin, e jo të konsiderosh se ata janë thjesht “Arabë” e “Xhihadistë” e njëkohësisht popullsia më e edukuar, më intelektuale në botë. Me fjalë tjera, asgjë nuk është ashtu siç duket në televizion. Libani është vend kozmopolitan me njerëz të bukur.  Injoranca sot është shumë e përhapur kudo. Është relative që Lindja e Mesme të identifikohet me fenë Islame. Ne e dimë se pjesa dërmuese e kulturës botërore vjen nga Lindja e Mesme, se Lindja e Mesme ushtron ndikimin më të madh në politikën botërore dhe se storiet më të bukura krijohen atje. Si shtet ne jemi shumë të mirëseardhur në Lindje të Mesme dhe lobimi i mëtejmë mund të ketë ndikim pozitiv për Kosovën. Lindja e Mesme është e bukur, dhe shpresoj se personat që e lexojnë këtë do ta lexojnë së paku një libër për Lindjen e Mesme dhe ta kuptojnë vlerën dhe vendin e rëndësishëm që Lindja e Mesme e zë në botë. Fenikasit Libanezë janë mbase populli më i edukuar në botë në një vend të vetëm, dhe këtu hynë muslimanët dhe të krishterët (që bashkë përbëjnë 28 sekte) që më zgjojnë respekt të madh. Nga ky numër, 60 përqind janë gra. Vlen të përmendet se pavarësisht se sa para ka investuar Gjiri në kozmetikën e ndërtimit të vendeve, duhet ditur se vendi pa investim në arsim dhe mirëqenie të popullsisë së vet nuk mund të mbijetojë sepse njerëzit e bëjnë shtetin dhe jo anasjelltas.

Gjatë studimeve në Kolegjin Manhattaville ke hyrë edhe në botën e biznesit. Pse kaq herët?

Ishte koha kur sapo u njohëm me teknologjinë më të lartë…Gjatë studimeve kam investuar në bursë, stoqe dhe gjithmonë them dhe nisem nga kuota: “mos investoni në stoqe nëse nuk mund të prisni që ato të maturojnë për së paku 10 vjet” e kjo thënie ka të bëjë me jetën reale gjithashtu. Në këtë kohë në fakt fillova të mësoja duke provuar, dhe se ç’do të thotë të alokosh fonde. Besoj se nuk mjafton vetëm të shkollohesh pa e vënë këtë në veprim. Më pëlqen investimi, intervenimi dhe ofrimi i ndihmës. Besoj se puna nuk ka moshë, sidomos investimi dhe kisha fat që më është ofruar mundësia të kem mbështetje të hatashme.

 a88a2459

 

Ke punuar në bankat botërore më me emër si Merrill Lynnch dhe Deutche Bank në Lindjen e Mesme. Si e sheh biznesin në këtë anë të botës?

Pas AUB ne 2007 unë kisha për të vendosur, Lindje të Mesme apo Kosovë dhe vendosa të shkoj me anijen e Lindjes së Mesme dhe jam e lumtur që e bëra këtë… Është një ambient i mrekullueshëm i punës. Strukturat dhe arsimimi janë të mrekullueshme. Është e paparë mënyra se si njerëzit vërtetë investojnë në vete, arsimim, dhe kalibri i personave të rinj. Ajo që Lindja e Mesme dhe Afrika veriore kanë bërë gjatë 10 viteve nuk mund të krahasohet me asnjë distrikt financiar të vendeve të zhvilluara dhe atë që ato kanë qenë në gjendje të arrijnë në 50 vitet e fundit. Njerëzit, punëtorët dhe puna kanë strukturë të vërtetë. Kisha nderin të jem pjesë e “World Economic Forum” ne Davos. Eksperienca e forumeve dhe institucioneve  ekonomike,  më ofroi një përvojë krejt ndryshe nga tregjet financiare të Nju Jork dhe Londrës dhe mbijetesa e tyre ne shumicën e rasteve varet nga klientët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore që shkon në favor të asaj që e thashë më parë – se Lindja e Mesme ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë dhe politikën botërore.

Çfarë përparësi të ka ofruar shkollimi jashtë vendit?

Nëse e ke mundësinë te studiosh jashtë, normale është një tikete e veçantë…Psh: Shtetet e Bashkuara është vend i madh dhe të shtyn të mendosh ashtu, por sa të ofron të mira njëkohësisht edhe të këqija, e jotja është t’i ndan ato…Kur shkova ishte mosha 16-24, vitet e formësimit të një personi… para se të studiosh jashtë mendoj duhet të kesh njohuri të gjera dhe të jesh shumë i përgatitur…pse e them këtë? Studimi jashtë është djall në vete dhe “thikë me dy tehe”…Vetëdija për të shkuar është i rëndësishëm (pavarësisht moshës) dhe normalisht personi duhet të jetë i përgatitur edhe para se të shkon, në mënyrë që të merret më e mira nga përvoja e mirë dhe të qëndrojnë larg nga ngjarjet e dëmshme. Është e rëndësishme për të përfituar nga ngjarjet e mira, që ka për të qëndruar larg nga aspektet e dëmshme të ndërgjegjes qe është më e rëndësishme. Së pari të dish se kush je dhe se çka je në gjendje të bësh, sidomos kur bëhet fjalë për personat nga vendet në tranzicion. Investimi në arsim ia vlen dhe është diçka pa të cilën nuk bën. Shpresoj se Kosova do të investojë shumë më shumë në arsim. Jeta, besoj, është si “luhatja dollar – euro” – pra, ka ngritje dhe rënie, por kur ka bazë nuk ka rrezik nga erërat.

Cili është mesazhi apo këshilla për vajzat e reja që kanë ambicie të tilla?

 Është e rëndësishme të jesh e sinqertë me vetveten dhe të kesh një identitet, siç thashë… një investim afatgjatë me të cilin përveç se do të kesh jetë të mirë, atë do ta kesh edhe për një afat të gjatë. Ka ardhur koha kur nuk mund t’u shmangesh kushteve, dhe këtë duhet mbajtur mend mirë dhe se nuk ka rrugëdalje dhe them “getting away with it is not an option” kjo thënie kurrë nuk ka patur sukses. Ndodhitë dihen dhe janë të përcaktuara.

Unë nuk jam shume e sigurt se jam në pikën për të dhënë apo jo një këshillë të caktuar për zonjat të reja … e gjithë që do të doja të them është: jeta jashtë nuk është kurrë një ‘sheqer dhe erëz’ dhe jeta ju teston dhe ju duhet të kaloni normat e këtij testimit, të cilat nganjëherë janë shumë të larta për tu paguar. Jeta jashtë mund tu duket stoli, por unë dua të them se kam paguar një çmim të lartë … bota e biznesit nuk është e lehtë, është një tabelë e ‘ujqërve’ … Ka raste që sinqeriteti juaj ju ka marrë në pyetje dhe ju duhet të kalojë atë. Unë u përball me shumë padrejtësi, por unë gjithashtu mora shume njohje të lartë, por këto më ka bërë më të pjekur. Në fakt njerëzit pa probleme më trembin mua…them se Zoti nuk ka plan për ta : )

 Të flasim pak edhe për modën, stilin tuaj, çfarë mesazhi përcjell veshja në përgjithësi?

Mendoj se modën duhet ta njohësh, por jo të njihesh përmes modës! Moda është gjëja më e bukur, por unë nuk kam dëshirë të identifikohem me ane modës dhe nuk dua që të jetë një identifikues komplementar për mua.  Është interesante të shihet edhe moda në Lindjen e Mesme – se si e kanë personalizuar atë dhe e kanë zbukuruar konservativen që të jenë në gjendje ta përkthejnë atë në këtë “fustan” të bukur. Për mua moda është diçka shumë personale. Gjithashtu është temë që thotë shumë për veten – si një “fotografi që vlen sa njëmijë fjalë”.Personalisht nuk do të dua të njihem lidhur me ‘gjëra qe i veshi’ dhe ‘markave qe i përdori’. Më pëlqen të bëj lëvizje me karakterin tim dhe trashëgiminë nga puna ime ndaj botës dhe individëve dhe vetëm në këtë pikë unë do të doja moda të jete pjesë integrale e krijimit të një stili të bukur dhe ti shton vlere ndoshta ‘momentale’ dukjes..  Nuk e di… moda e cila më shkon për shtati më bën të lumtur; preferoj atë klasike që më përshtatet më shumë, në vend të asaj që konsiderohet si modë.

 

 

admin

Artikujt e tjetrë