Kulturë

Dostojevski i një artisti

Simon Pitaqaj është artisti nga Kosova që prej kohësh jeton dhe realizon artin e tij në Paris. Ne ju sjellim në Flatra një copëz rrëfimi nga jeta e një artisti dhe projekti i fundit “Njeriu i bodrumit”.

  “Njeriu i bodrumit”, është projekti i fundit i artistit shqiptar Simon Pitaqaj. I njohur më shumë për publikun frëng, me pjesëmarrjen r tij në shfaqje të ndryshme. Ai jeton dhe vepron në Paris si aktor, regjisor dhe tregimtar i përrallave. Në vitin 2003, përfundon studimet për aktrim, pastaj në vitin 2008 themelon kompaninë teatrale me emrin “Liria”.

“Bashkë me këtë shoqatë teatrale kam realizuar disa shfaqje, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme dhe kanë pasur gjithashtu sukses pas shfaqjes së tyre në skenë.”,-është shprehur për revistën Flatra aktori. Ndërsa në këto shfaqje renditen “Emigrantët”, “Ditë vere” të Slawomir Mrezk, “Don Juan” të Michel Geldherode, “Motrat binjake” një krijim kolektiv, “Lufta e vjetër-Beteja e Kosovës 1389” me tekst të Ismail Kadaresë dhe “legjenda”. Përveç shfaqjeve Simoni është gjithashtu pjesë e televizionit me disa filma dhe bashkëpunon edhe me regjisorë të tjerë.

img_2186

Së fundi ka përzgjedhur “Njeriu i bodrumit” një vepër nga Dostojevski, si një projekt mjaft i veçantë dhe njëkohësisht i vështirë për të sjellë para audiencës. Një shfaqje që patoi premierën para pak kohësh në Montreal/Kanada. “ “Njeriu i bodrumit, është një projekt që ekziston që prej vitit 2011. Ky është një njeri radikal. Ky është një njeri që me dhunë refuzon shoqërinë në të cilën ai jeton. Ky ka forcën për tu shkuar gjërave deri në fund. Gjatë krijimit kam menduar shumë rreth Shekspirit dhe sidomos për frazën e famshme: “Të jesh apo të mos jesh”. Njeriu nga bodrum gjatë gjithë kohës bënë këtë pyetje: Për të vepruar ose për të mos vepruar? Për të jetuar apo jo, për të mos jetuar? Për dashuri apo jo dashuri? E kaluara apo e pranishmja? Është emocionuese, sidomos në botën tonë në të cilën jetojmë. Një botë e financave dhe liberalizmit. Çfarë e ardhme po merr formë para nesh? Çfarë shprese? Ne jetojmë në një kohë të vështirë nëse jo alarmante dhe unë mendoj se Dostojevski mund të na ndihmojë të eksplorojmë disa mënyra të ekzistencës.”

Pavarësisht se filmi është një industri e gjerë dhe shumë e popullarizuar, për Simonin tetari është vendi ku ndjehet më mirë dhe kohët e fundit ai është më shumë i angazhuar në teatër, sepse sic thotë vet artisti një nga arsyet tjera është se ka më shumë propozime për role në teatër. Dhe në listën e gjatë të roleve që ka pasur rastin të interpretojë në skena të ndryshme të Evropës dhe botës, janë disa nga interpretimet që Simoni i ka më për zemër. “Rolin që e kam pë zemër është “Njeriu i bodrumit”. Por edhe role si i Judes në shfaqjen e “Et le coq chanta”, Ai, në shfaqjen “Ditë vere” të Mrozekut…etj.”

Megjithatë cilat janë planet dhe rolet që artisti ka para vetes? “Ka shumë, por disa më të rëndësishmet janë, projekti rreth tekstit “Ura me tri harqe” të Ismail Kadare me dy aktorët shqiptar Redjep Mitrovitsa dhe Arben Bajraktaraj. Por edhe “Nous les petits enfants de Tito” montazh të disa legjendave tona të rishkruara.  Si aktor jam i angazhuar me disa shfaqje, por edhe turne me shfaqjen- teatër lirikë “Et le Coq Chanta” edhe “D’autres le giflèrent” sipas Xhan Sebastian Bach. Këto dy shfaqe janë vënë në skenë nga Alexandra Lacroix.”,-tregon Simoni derisa raportet me Kosovën i cilëson shumë të mira dhe shpreson se një ditë do të realizojë diçka edhe në skenë n tonë.

 

admin

Artikujt e tjetrë