Kulturë

Motrat Romanov, jeta e panjohur në një libër

Të disiplinuara dhe të sjellshme, 4 motrat Romanov ëndërronin dashurinë romantike. Masakruar nga bolshevikët, martirizuar nga kisha ortodokse, janë tani në qendër të një libri që na rrëfen jetën e pafat të tyre.

19060478-_sx540_

O Perëndi, çfarë zhgënjimi! Edhe e katërta vajzë!” Janë fjalët e dukeshës Xenia, motra e carit  të Rusisë Nicola II, të thënë në 18 qershor 1901 për lindjen e mbesës Anastasia, që sintetizonin ndjenjat e një kombi të tërë. Prej vitesh aristokracia dhe populli rus ishin në pritje të lindjes të trashëgimtarit mashkull të një prej dinastive më të fuqishme të Evropës, Romanov. Por Aleksandra Feodorovna vazhdonte të sillte në jetë vetëm vajza. Pas Olgës (1895), Tatiana (1897), Marija (1899) dhe Anastasias, sovrania do të sillte në ditë djalin  e tyre të parë vetëm në vitin 1904, Aleksej. Katër vajzat, të lidhura me pseudonim OTMA, prej inicialet e tyre, ishin drita e syve për sovranët. “Ishte kaq evident ky fakt, mjaftoje ti shihje së bashku kur luanin me nënën e tyre në parkun Aleksandër në Shën Petersburg” shkruante autorja angleze Helen Rappaport, autorja e librit, Katër motrat. “Sytë e saj të kaltër dukej sikur thoshin: Vështroni sa fëmijë të mrekullueshëm që kam”. “Janë  trëndafilat e mi të  vegjël”-komentonte Aleksandra, me krenari nëne. Si një pemë e rrallë në një lëndinë, OTMA bënin një jetë të izoluar, e cila përfundoi tragjikisht më 1918. Pas masakrës së familjes perandorake, trupat e tyre për një kohë të gjatë  do të përjetonin një “telenovelë” autentike, me hipoteza nga më të ndryshme, të cilat do të merrnin fund vetëm në vitin 2008 me testin e AND-së që konfirmoi se trupat e gjetur janë të Marijes dhe Aleksejit, ndërsa trupat e pjesë tjetër ishin identifikuar më herët. Asnjë prej OTMA nuk shpëtoi nga furia e vrasjeve bolshevike.

article-0-1c6b1f8300000578-240_634x784

Banjo të ftohta dhe edukim anglez

Mes 1901 dhe 1917, familja perandorake ruse jetoi vitet e saj më të lumtura. Ndërsa vajzat e një prej monarkëve më të pasur të botës në atë periudhë, Olga, Tatiana, Marija e Anastasia rriten si dukesha më të sjellshme dhe më pak tekanjoze të vendeve europiane.  Në Pallatin Perandorak të Carit të Ri, larg fisnikërisë dekadente të Shën Petersburgut, Aleksandra edukonte “çupëzat” e saj – kështu i thërriste me përkëdheli- me rregulla luteriane me të cilat ishte rritur edhe vet ajo, në Darmstad. Duke nisur që nga ambienti  familjar: perandoresha kultivonte idealin borgjez të një ambienti intim dhe të rehatshëm. Me këtë qëllim në mendje do të porosiste mobilie në stilin jugendstil nga Gjermania dhe nga Maples, një dyqan londinez, që shpesh bezdiste aristokracinë ruse. Jo krevate individuale për vajzat: Olga e Tatiana kishin dhomë të përbashkët, ndërsa Marija me Anastasian. “Perandoresha ka ide shumë britanike në lidhje me higjienën”- shkruante e përditshmja Daily Mirror në një artikull dedikuar atyre. Në mëngjes, vajzat, duhet të laheshin vetëm me ujë të ftohtë, ndërsa banja e ngrohtë ishte vetëm për në mbrëmje.  Mësimet ndërpriteshin nga ushtrimet në park. Vajzat adhuronin shëtitjet në natyrë, të kalëronin, të rrinin me babin dhe qentë e tyre. Pak stoli dhe gardërobë. Aleksandra zgjidhte personalisht veshje të thjeshta, identike për dy vajzat e mëdha dhe kështu për ato dy të voglat. Fustanet kalonin dorë pas dore, me rritjen e tyre, sa te njëra motër te tjetra. Disiplinë e hekurt edhe në tryezë. Në raste kur kishin dreka ose darka zyrtare, perandoresha do tu shkruante: “ Silluni mirë dhe kujtoni, assesi gromësimë në tryezë, uluni drejt dhe hajeni mishin në mënyrë të kulturuar”. Në fshatin e izoluar perandorak, Aleksandra arrin të “çimentos” familjen e saj rreth vetes, duke krijuar duke krijuar një lloj emocion të vetëmjaftueshmërisë së anëtarëve të saj. “Mbyllja e jashtëzakonshme dhe vetë-mjaftueshmëria që ka qenë karakteristikë dalluese e katër motrave Romanov rezistoi në kohë, ashtu edhe pafajësia e tyre prekëse përballë botës”, shkruan Rappaport. Izoluar nga aristokracia e Shën Petersburg, OTMA kishin pak mundësi të shoqërohehsin me bashkëmoshataret e tyre. “Mbesat e mia nuk kanë shokë loje,” shkruan dukesha Olga Alexandrovna, motra e vogël e Nikollës “, por kanë vetveten dhe ndoshta për këtë nuk e ndjejnë mungesën.”  Lindja e Aleksejit e shtyn Aleksandrën të ngre një pengesë edhe më të lartë mes familjes së saj dhe pjesës tjetër të botës. Që në momentet e hershme të jetës, i porsalinduri vuan nga një hemorragji. “Sikur ta dinit sa shumë  i jam lutur Perëndisë për ta mbrojtur djalin tim” i thoshte perandoresha me lot në sy shërbëtores së saj Marija Geringer. Sëmundja vinte nga gjenet e mbretëreshës Viktoria, e cila ishte bartëse e hemofilisë, një defekt në koagulimin e gjakut, e cila prek vetëm meshkujt. Nga ai moment, Aleksandra do të bëjë gjithçka për të mos lejuar të përhapet lajmi. Dhe katër vajzat do të jenë aleatet e saj më të mira në mbrojtjen e vëllait të vogël, që duhen të shmangin ndonjë rënie aksidentale të tij.

tumblr_ngae1xaewy1u5vqoao1_1280

Rrahjet e para të zemrave

Sëmundja e Aleksejit kërcënon ekuilibrin e brishtë psikologjik të perandoreshës.  Por vajzat rriten të gjalla dhe kureshtare për të zbuluar botën e jashtme që është tabu për to. Marija dhe Varvara, dy vajzat e Rasputinit, të cilat vendosen aty bëhen një një burim i lajmeve për to. “Vajzat Romanov donin të dinin për të gjitha ballot të cilat i frekuentonte Marija Rasputin në Shën Petersburg, veshjet dhe pjesëmarrësit”, kujton mësuesi i anglishtes Sydney Gibbes në kujtimet e tij. Kjo klimë e blinduar ka një përjashtim të këndshëm: pushimet verore. Nga 1906 në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja relaksohet në bordin e jahteve Shtandart në pallatin e Livadisë në Krime. Në anije, vajzat bëhen miq me oficerët e rinj. Kur Olga dhe Tatiana hyjnë në adoleshencë, lojërat e fëmijërisë bëhen më flirtuese dhe vajzat ndjehen fluturat në stomak dhe rrahjet e para të zemrës. “Disa prej zyrtarëve të Shtandart arrin familjen në Livadia për të luajtur tenis, zbavitja kryesore e Nikollës,” shkruan Rappaport. “Për vajzat e mëdha këto gara ishin një mundësi e artë për të takuar të preferuarit e tyre.” Në 3 nëntor, 1911 Olga mbush 16 vjet dhe prindërit e saj e lejojn atë dhe Tatianën të marrin për herë të parë pjesë në një ballo të shoqëruar nga oficerët e tyre të zemrës, Nikolai Sablin dhe Nikolai Rodionov, dhe sigurisht nga cari. “Vallëzova deri në orën një të natës dhe jam shumë e lumtur,” vinte në dukje me entuziazëm e madhja. “Izoluar në Carsko Sello, motrat kishin një lloj pafajësie ndaj botës”. Ndërkohë, qarkullonin thashetheme se kandidatë të ndryshëm kërkonin dorën e saj. Dhe Olga, e ndjeshme dhe e ëmbël, por edhe e zgjuar, e dinte se asnjë prej atyre djemve nuk ishte në lartësinë e saj.

otmabeachcam

Motrat Romanov 1, 2 dhe 3

Në 1913, 300 vjetori i ardhjes në pushtet i Romanovëve, Olga dhe Tatiana shoqëronin babain e tyre në shumë ngjarje publike, në vend të Aleksandrës, gjithmonë e sëmurë. Për 18 vjetorin Olga përjeton një periudhë të emocioneve të adoleshencës. Takimet e padurueshme ishin ato pasditet e çajit në shtëpinë e hallë Olgës, ku së bashku me motrat merrnin pjesë edhe oficerët e rinj, me të cilin luanin kukafshetasi, bënin shaka, vallëzonin etj. “Të qeshurat dhe lojërat me zë të lartë bënin që katër motrat të kishin afërsi fizike me meshkujt, një raport I tillë gati do të kishte qenë I pamundur”, shkruan Rappaport. Shigjeta e parë e Kupidit është për kapitenin Aleksander Kostantinovich Shvedov, që dukesha emëronte në ditar si AKSH. Larg nga sytë, larg nga zemra: në bordin e Shtandart, gjatë pushimeve të verës, AKSH  zëvendësohet nga lejtnant Pavel Voronov. Në ditar, Pavel tregohet me  shkronjën  S, rusisht shkronja e parë e fjalëve “shpirt, diell, lumturi.” Edhe djali ishte e qartë se joshej nga  Olga, por loja duket se është vënë re dhe u ndal. Pavel ishte i martuar për të bijën e një konti. “Perëndia garantoftë lumturinë dashurisë sime,” vë në dukje Olga kur i jep lamtumirë. Ajo dhe motrat e saj ishin të rrethuar nga djemtë më të mirë të Rusisë, por nuk mund t’i kishin ata.  Ndërsa debati ka vazhduar në aleancat e mundshme e martesës me princat e huaja, Olga shkruan: “Unë kurrë nuk do të largohem nga Rusia. Jam ruse dhe dua të mbetem ruse. “

Do të ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore që do të mbyllte përgjithmonë planet e dasmës për Olgën dhe Tatianën, duke hapur një kapitull të ri të jetës së tyre. Deri në Revolucionin e 1917,  Aleksandra e “ringjallur” dhe dy vajzat e mëdha do të jenë në ballë të ndihmës për të plagosurit, sipas kualifikimit të dhënë nga Kryqi i Kuq me “Motrat Romanov 1, 2 dhe 3”. E ëmbla Marija, 15 vjeçe, dhe e dobëta Anastasia, 13 vjeçe, ishin shumë të vogla për t’u bërë infermiere, por do të vizitonin shpesh të sëmurët në spital. Të mësuara vetëm me prindërit, të afërmit dhe oficerët, Olga dhe Tatiana ishin shumë të mbyllura në drejtim të raporteve shoqërore. Por shpejt ato tejkalojnë çdo provë: drejtojnë biznesin e mbledhjes së fondeve, ndihmojnë mjekët të prisnin gjymtyrët etj. Tatiana është më efikase. E gjatë dhe e hollë, ajo ka një hije mbretërore edhe kur vesh uniformën e infermieres së  Kryqit të Kuq. Përvoja e infermiereve është ndikimi i parë te motrat për jetën e vërtetë.

romanov-sisters-with-their-father

Martirët e Kishës Ortodokse

Në fillim të vitit 1917 situata u përkeqësua. Në mars, Nikolas u detyrua të abdikojë; familja është burgosur në Carsko Sello. Aleksander Kerenski, kryeministri i ri i cili, për të shpëtuar Romanovët nga hakmarrje, i zhvendos në korrik në Tobolsk, Siberi. Vajzat përpiqen të mbeten optimiste. Sipas Sydney Gibbes, i cili ka ndjekur Romanovët në mërgim, fëmijët ishin gjithmonë miqësor dhe të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tatiana, motrat ia kishin vendosur nofkën “guvernantja”, merr në duart e saj situatën. “Ka marrë përsipër detyrën të organizojë jetën në  shtëpi. Kuronte Aleksej  dhe shëtiste me carin në oborr “, kujton Klavdiya Bitner, një kujdestare në Tobolsk. Marija mbështet dhe nxitë Anastasian të bëj rolin e klounit në shtëpi, për të mbajtur disponimin e të gjithëve. Një vit më pas, me fitoren e Leninit dhe bolshevikëve, është fillimi i fundit. Në mëngjesin e 17 korrikut, 1918 familja qëllohet në bodrumin e shtëpisë Yekaterinburg ku u mbajtën rob. Olga, 23, Tatiana, 21, Marija, 19, dhe Anastasia, 17, dukeshat, që dëshironin të bisedonin me njerëzit e popullit, kurrë nuk do të kenë mundësi për t’u bashkuar me ata. Në vitin 1981, katër motrat janë kanonizuar, së bashku me pjesën tjetër të familjes, si martirë nga Kisha Ortodokse Ruse; në vendin ku u vranë, tani atje qëndron një kishë.

Revista Elle

admin

Artikujt e tjetrë