Kulturë

Shenjti dhe mëkatari modern

Fytyrë leshatore, sy të ngulitur në një pafundësi infinite, flokë të gjatë të lëshuara anash beretës, janë shndërruar në imazhin më emblematik në botë. Alberto Korda’s, fotografi i Ernesto Che Guevares, mund të mos jetë i pëlqyer nga shumë njerëz, por ai ka bërë që ky imazh të shndërrohet në brend global. Që nga cigaret, akulloret dhe bikinit, e deri tek tatuazhet në trupat e futbollistëve.

 

Çka e shpjegon këtë ndikim të jashtëzakonshëm të Guevares, argjentinasit  39 vjeçar është vrarë në Bolivi?

Në njërën anë konsiston në atë se “detyra e revolucionarit është revolucioni”. Pastaj kohën kur mori armët me Fidel Castron dhe guerilen e tij në Sierra Maestra të Kubës. Pas fitores, Guevara do të luftonte sërish në Kongo dhe në Bolivi. Ai kundërshtoi dhe luftoi diktatorët, të cilët mbështeteshin nga SHBA-të në emër të anti-komunizmit, kur lufta e ftohë po nxehej dhe vaji i Guevarës për krijimin e “dy, tre…shumë Vietnamëve”, rezonoi në tërë universin. Popullariteti i tij i dedikohet më shumë lindjes së një anti-amerikanizmi. Por është më shumë semiotike sesa politike, fakti që adoleshentët e painformuar mirë të Sierra Maestras të bartin bluza me figurën e Guevarës. Fotografitë e Korda’s krijuan një Guevara simbol universal të romantikut rebel. I ndihmoi këtu edhe fakti se ai vdiq në një moshë të re, 39 vjeçar; si anëtar i i Gjerondologjisë kubane ai vështirë se do të kujtohej si James Dean i politikës botërore. Fotografia tjetër, në të cilën shohim një Guevarë me shikim drejt objektivit fotografik, sjellë një tjetër fakt. Duket portreti i Krishtit të vdekur, nga Andrea Mantegna. Këtu kemi një Guevarë tjetër, tashmë të shenjtë e paqësor, njeriu që rrezikon jetën e tij dy herë, madje në vendet që nuk janë të tijat, para se ta bënte sërish për herë të tretë, një lindje e “njeriut të ri”, udhëhequr nga morali dhe jo nga gjërat materiale. Në Kuba, ai është Padroni shenjtëror: në shkollë, çdo fëmijë do të përsëriste çdo mëngjes,”Do të bëhemi si Che.” Në vitin 1997, kur Kuba po çlirohej nga kolapsi i sovjetikëve, Kastro do të organizonte zhvarrimin e Guevarës, që eshtrat e tij të vendoseshin në mausoleumin kubanez. Megjithëse sipas hulumtimeve të bëra nga gazetari frëng, Bertran de la Grange, ato mund të mos jenë eshtrat e Guevarës.

 Një luftëtar kundër lirisë dhe demokracisë

Sa më shumë që shpërndahej kulti i tij, aq më e pakontestueshme bëhej figura e tij prej heroi. Megjithatë së fundi del në pah edhe ana e errët e Guevarës. Më shumë sesa një i krishterë romanik, Guevara ishte një marksist i dogmave të ashpra, që mbështeti jo lirinë por tiraninë. Në Sierra Maestra, ai kishte ekzekutuar persona gjoja të dyshuar për tradhti, ndërsa në fitore Kastro do ta vendoste atë në një detyrë të re, si Ministër i Industrisë, gjë që qoi në një dobësim të jashtëzakonshëm të funksionimit ekonomik dhe prodhimtarisë së vendit. Ai ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra amerikano-latinëve dhe ndihmoi në krijimin e një sistemi diktatorial dhe vonesën e demokracisë. Fatkeqësisht shembulli i Guevarës evokohet jo vetëm nga disa adoleshentë të painformuar, por edhe nga udhëheqës shtetesh të Amerikës Latine, siç ishte edhe Hugo Chavez i Venezuelës.

admin

Artikujt e tjetrë