Letërsi

Një Nobel për Bob Dylan

Çmimin Nobel 2016 për Letërsi, e fiton Bob Dylan, për krijimin e një dimensioni të ri poetik brenda traditës së rëndësishme amerikane të këngës.

Bob Dylan është rritur në një familje hebreje të klasës së mesme në qytetin e Hibbing. Ka qenë pjesë e bendeve të ndryshme muzikore, me një pasion të veçantë për folkun amerikan. Gjithashtu është influencuar nga periudha e Beat Generation dhe nga poetët modernist. Dylan ka realizuar shumë albume, që në fokus kanë pasur kushtet sociale të njeriut, religjionin, politikën dhe dashurinë. Vargjet e këngëve kanë zgjuar gjithnjë intresim tek fansat dhe jo vetëm. Dylan është I njohur edhe për aktivitete të tjera si piktor, aktor dhe tekstshkrues. Dylan gëzon statusin e një ikone dhe ndikimi i tij në muzikën bashkëkohore është mjaft I theksuar, duke qenë kështu si pikënisje e një rrjedhe të qëndrueshme të letërsisë mesme.

admin

Artikujt e tjetrë