Lifestyle

S’ka lidhje me brendet, por stilin

Jetojmë në një botë të dominuar nga femrat! Ose të paktën, sa i përket skenarit të blogut … Ju dini të na thoni ndonjë bloger mashkull? E pra, bëhet fjalë për një bloger dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur të zbulojmë pak nga universi mashkullor i blogjeve duke intervistuar një nga blogerët  eklektik  Stivers Mali, nga Tirana.

Ai është 23 vjeç, student i masterit, në Universitetin e Arteve, Atelieri Grafika, tashmë pjesëmarrës në shumë aktivitete të ndryshme në lidhje me artet figurative. Ndërsa prej kohësh tashmë ka blogun e vet, www.smstyle.co.vu, dhe merret me konsulent mode, kryesisht për meshkuj.  Si një nga të rrallët bloger mashkull jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Stiversi, është një adresë ideale për tu informuar rreth trendeve të fundit. Por si do ta përshkruante ai stilin e tij?!

“Stilin tim do ta përshkruaja siç e quaj unë vetë ‘classy-casual’  klasik dhe i përditshëm, i cili ka si qëllim veshjen serioze klasike, por mbi të gjitha të rehatshme për përditshmërinë urbane!”- thotë Stiversi.  

Mjafton të shohësh këto foto të tij, që të krijosh një bindje rreth stilit të tij, për të cilin ai shpesh evidenton se nuk ka rëndësi se çfarë firmash janë veshjet, por a kanë dizajnë dhe të rrinë bukur…

18

“Zakonisht nuk është se kam një pikë referimi të caktuar, unë i blej ato ku të gjej atë që më pëlqen, dua të them nuk është e thënë që të jenë veshje firmato të shtrenjta. Parësore kam çështjen e dizajnit të veshjes dhe më pas prerja e rrobës, që të rrijë sa më mirë në trup! Për sa kohë plotëson këto dy kritere të mia bazë unë e blej atë.”  

Meqenëse ekziston një mendim se gardëroba e meshkujve është shumë më e varfër përballë asaj femërore për Stiversin, ky pohim qëndron sa i përket modës mashkullore që zhvillohet në Shqipëri.

26

“Në lidhje me këtë, mendimi im është, që kjo është çështje këndvështrimi, pasi në Shqipëri mbase kanë të drejtë për këtë pohim pasi moda mashkullore këtu tek ne ende nuk po evoluon me hapa ”galopant’ si nëpër botë. Sepse këtu meshkujt janë ende të varur si pre e paragjykimeve sepse ata kanë frikën e mentalitetit  të guxojnë për diçka ndryshe, e jo si nëpër botë ku gardëroba e meshkujve është njësoj ose pothuaj pak më e zhvilluar se ajo e emrave!!”- thekson ai.

Ndërsa për fund Stiversi jep mendimin e tij rreth veshjes ideale për meshkujt.  “Veshja ideale për mua ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë (tek meshkujt) kostumi. Çdo mashkull duhet të ketë minimumi një kostum në gardërobën e tij. Kurse për sa i përket të përditshmes, veshja ideale për mendimin tim duhet të përfshijë me patjetër këmishën, xhaketën dhe këpucë.

admin

Artikujt e tjetrë