Lifestyle

Për një grim të përsosur

Rrona Halili është make-up artistja, që na këshillon se si të shkëlqejmë dhe ta duam më shumë veten. 

Foto: Shenoll Zehri

Shpesh pyetemi se sa është e rëndësishme të aplikojmë grimin dhe cila është mënyra më e mirë apo cili është rasti më i mirë për ta bërë një gjë të tillë? Për një grim profesional gjithmonë drejtohemi tek njohësit e kësaj fushe, pasi gjatë procesit të aplikimit mund të bëjmë edhe gabime e që shpeshherë janë shumë të dëmshme për lëkurën tonë.  Rrona Halili është një make-up artiste që grimin e ka pasion dhe punë. Ajo na këshillon që lëkura është shumë e rëndësishme dhe duhet të kemi kujdes se si e trajtojmë atë.

 “Unë zakonisht i përdor produktet që janë të cilësisë së mirë dhe disa nga markat që më pëlqejnë më shumë janë; MakeUp For Ever,Urban Decay,Anastasia Beverlyhills,Morphe,Mac dhe ato produkte që mund t’i gjej edhe në dyqanet tona si Loreal,Aura,Maybelline  e të cilat kanë produkte me cilësi shumë të mirë.

Gjithmonë mundohuni që së pari të kujdesuni për lëkurën tuaj dhe të përdorni produkte të cilat ju përshtaten sipas llojit të lëkurës, sepse kujdesi ndaj lëkurës ju ndihmon që aplikimi i makeup-it të bëhet sa më mirë. Gjithashtu mundohuni të vini në pah pjesët më të mira të fytyrës tuaj.”

img_6299

Rrona frymëzohet nga idetë e klientëve të cilat bashkëpunojnë me grimeren dhe kujdeset që ato të duken sa më bukur duke trajtuar në mënyrë profesionale elementet e duhura  dhe produktet që janë të përshtatshme me lëkurën e personit të caktuar.

“Varësisht çfarë kërkon klientja, çfarë i përshtatet apo varësisht nga eventi në të cilin do të marr pjesë. E rëndësishme është që unë mundohem të mos  aplikoj grim i cili nuk i përshtatet fytyrës që kam përballë, por gjithnjë tentoj të theksoj tiparet më të bukura. Këtë vit jam fokusuar më shumë tek teni i fytyrës dhe theksimi i mollëzave ndërsa sa i përket syve ndonjë hije të nuancave kafe, metalike apo bronz gjatë natës. Këtë sezon gjithashtu mund të aplikoni buzëkuq me nuanca të mbylltë.”

Rrona deri tani ka bashkëpunuar edhe me disa emisione dhe me disa kompani të njohura në vend duke dhënë këshilla për grimin dhe ide se si të kemi një p[paraqitje sa më natyrale dhe të bukur. Ajo është pjesë e Makeup tutorials në emisionin Rozë, ndërsa ka punuar me Zmobile, dizajneren Berna Saraçi, blogeren Blersworld etj.

 

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë