Kulturë

“Granatë” një apel për zemrat tona

Ornela Peka, regjisorja shqiptare, e cila jeton në Angli, kthehet në Kosovë nëpërmjet Flatrës, për të na rrëfyer më shumë rreth ekranizimit të njërës prej dramave më të mëdha, eksodin e refugjatëve. “Granatë” filmi  dedikuar të gjithë refugjatëve, që përpiqen të jenë shembull suksesi.

Ajo është një vajzë nga Kukësi, por që së bashku me familjen e saj emigruan për në Britaninë  e Madhe ndërsa atëherë ajo ishte vetëm një fëmijë i vogël..sot i kthehet atdheut me një film dedikuar atij.

“Jam regjisore filmi e  pavarur dhe producente, punoj dhe jetoj në Londër. Unë̈ punoj në fusha të ndryshme të tilla si filma të shkurtër, reklama, promo-së etj. Jetoj në Britaninë e Madhe prej 16 vjetësh, prej se kam ardhur si refugjate. Ndërsa fillova menjëherë shkollën, më vonë studiova për 5 vjet për film, si teori dhe praktikë.”- shprehet për revistën regjisorja Peka.

“Granatë” titullohet drama që do të ekranizojë regjisorja Peka, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë ndërsa ka në qendër të vet një nga ngjarjet kryesore që sot për sot preokupon botën, refugjatët.

Granatë është një̈ film i shkurtër i bazuar në ngjarje të vërteta gjatë konfliktit të Kosovës. Ajo shikon se si refugjatët e suksesshme janë duke u bërë në qytetet të njohura të Evropës dhe janë̈ duke bërë një̈ ndryshim të vërtetë për shoqëritë ku ata vendosën.”- thotë Ornela.

py0a8107-1

Një dramë e vërtetë teksa sheh me mijëra njerëz që lënë shtëpitë, vendin e tyre për të shkuar në një vend më të mirë, për të ndëruar jetën e tyre. Si një dëshmitare dhe përjetuese e një drame të tillë, regjisorja vendosi t’i tregonte botës një anë tjetër të medaljes. Ndërsa ka përzgjedhur një kastë ku shumica e aktorëve janë shqitparë, aktorja e mirënjohur Ilire Vinca është e përzgjedhura në rolin e nënës së dy fëmijëve.

“Kam arritur te aktorja Ilire Vinca falë një rekomandime nga një mik i imi, Nick Shkreli në Amerikë. Kështu që unë e kontaktova atë duke i shprehur interesin tim dhe i fola për projektin tim. Jam shumë i lumtur që ajo ra dakord të jetë pjesë e këtij filmi!”

Filmi “Granatë” do të risjellë në vëmendje një pjesë të historisë shqiptare, por edhe regjisoren në vendlindje, e cila i ka ruajtur gjithmonë lidhjet, të cilat janë shumë të hershme.

 “Lidhja ime me Kosovën është që në rrënjët e mia, fakti që vij dhe kam jetuar në Veriun e Shqipërisë bënë që të kemi pasur lidhje më të ngushta, për shkak se gjatë gjithë kohës ne kemi vizituar njëri-tjetrin andej dhe këtej kufirit. Gjithashtu unë kam studiuar luftën në ish-Jugosllavi

admin

Artikujt e tjetrë