Lifestyle

Blogu…dritarja ime e modës

Marigona Nila është studente e arkitekturës, por gjithashtu një blogere shumë interesante, duke u bërë kështu pjesë e panoramës së modës në vendin tonë, me blogun e saj Ninnasblog. Nina si njihet tregon aventurën e saj si blogere me pasion dhe elegancë, duke krijuar një stil krejtësisht origjinal.

“Blogun e kam krijuar gati prej 4 vitesh, ku çdo ditë e përditësoj me foto të veshjeve dhe kombinimeve të mia. Ideja për të hapur blogun ka ardhur shumë natyrshëm, kam qenë gjithmonë shume e apasionuar për modën dhe trendi i blogjeve ishte hapur në masë në atë periudhë kur dhe unë vendosa ta hap një të tillë. E ndjeva të nevojshme të kisha një vend ku të shprehja pasionin tim për modën dhe artin. Miqtë e mi ishin lodhur duke më dëgjuar tek flisja pa pushim për modën dhe ishte një ndër arsyet pse vendosa të kem një blog.”- shprehet Nina.

ninuu

Blogu i shërben si një platformë për të hedhur mendimet e saj për modën… duke i kombinuar fjalët së bashku me kombinimet e veshjeve në foto. Një vend ku të tjerët mund të frymëzohen nga veshjet e saj, ashtu si ka bërë edhe ajo vet dikur.

“Blogu im i kushtohet tërësisht modës ndërsa mendoj që më vonë të flas për interier dizajn meqenëse edhe puna ime lidhet me këtë fushë. Gjithashtu në janar filloj emision timin tek “MAD” Tv në Tiranë, i cili do të ketë çdo javë tema të ndryshme për modën, që nga kombinimet më të thjeshta përditshmërie e deri te kombinime më glamure.”- thotë ajo duke shtuar se fenomeni i blogut është përhapur shumë sidomos në Kosovë.

paulaprata_11

Ndërsa nga këndvështrimi i një blogere të suksesshme Nina jep edhe disa këshilla sesi të dukemi në festat e fundvitit.

“Gardëroba për festat e fundvitit sigurisht është e rëndësishme dhe pak stresuese sepse duam të dukemi bukur për këtë periudhë të vitit. Tendencat janë fustanet metalizato flori ose argjend, sigurisht nuk mungojnë dhe ato me xixa. Mund të mendoni ju që xixat janë të tepërta po një fustan i shkurtër i mire kombinuar me aksesorët e duhur, është fiks ajo që bën të ktheni kokën pas të gjithë. Në varësi nga eventi që zgjedhni unë propozoj që këtë vit të jemi edhe të thjesht, për ato vajza që nuk guxojnë shumë, fustani me ngjyrë të zezë na jep një pamje gjithmonë elegante, por edhe vishnje e errët. Detaj shumë i veçantë duhen të jenë këpucët ose sandalet dhe çanta që do të zgjidhni. Nëse mendoni për fustan të zi të thjesht atëherë çanta dhe këpucët mund të jenë me plot dritë në mënyrë që të krijohet një veshje më festive. Trend për këtë vit është  edhe kostumi Black Tie, shumë seksi si një femër franceze me plot sharmë dhe elegancë.”

admin

Artikujt e tjetrë