Lifestyle

Makiatot e pikturuara

Imagjinoni në një filxhan kafeje të gjeni brenda tij një botë të tërë imagjinate, duke nisur nga zemrat, të cilat u buzëqeshin femrave teksa e pinë kafenë e deri te Charli Chaplini, komediani më i madh në botë. Makiatot e pikturuara nga Jetmir Maliqi tashmë janë shumë të famshme, për faktin se në to bëhet art, aty mund të gjesh natyrën, kulturën, traditën, qytetin gjithçka që dëshiron.

 

A ju ka ndodhur t’ua shërbejnë makiaton me figura të ndryshme? Besoj se po, të paktën në Prishtinë, ku edhe bëhen makiatot më të mira. Shumë prej banakierëve që punojnë në bare të ndryshme në Kosovë, tashmë e kanë kthyer në një pasion të vërtetë. Këtë numër në Flatra ju sjellim një prej banakierëve më të njohur pikërisht për figurat e shumta dhe nga më të ndryshmet që realizohen në makiatot që shërben. Jetmir Maliqi, ka një histori për të rrëfyer në këtë aspekt, prej shumë vitesh punon në këtë profesion e tashmë ka arritur ta perfeksionojë realizmin e figurave që bën në makiatot e tij.

“Në fakt prej 15 vitesh punoj në këtë profesion dhe të them të drejtën punoj me shumë dashuri, është një profesion që më fle në zemër, duke arritur të bëj çdo ditë e më shumë makiaton më të mirë. Ndërsa sa i përket realizimit të figurave të ndryshme në makiato kjo ka ardhur shumë natyrshëm, kam filluar me figura të thjeshta, të cilat i gëzonin shumë konsumatorët që vinin në kafenenë tonë. Duke parë sesa shumë gëzoheshin dhe ndikonte në disponimin e tyre fillova të ushtrohesha në kohën e lirë për të realizuar figura të ndryshme, si peizazhe apo edhe personalitete të ndryshme.”- tregon Jetmiri.

12825583_10207096641269067_2104831192_n

Imagjinoni në një filxhan kafeje të gjeni brenda tij një botë të tërë imagjinate, duke nisur nga zemrat, të cilat u buzëqeshin femrave teksa e pinë kafenë e deri te Charli Chaplini, komediani më i madh në botë. Makiatot e pikturuara nga Jetmir Maliqi tashmë janë shumë të famshme, për faktin se në to bëhet art, aty mund të gjesh natyrën, kulturën, traditën, qytetin gjithçka që dëshiron.

“Ka shumë njerëz që më kërkojnë të realizoj figura të ndryshme, të cilat ata i kanë dëshirë, sigurisht që është e vështirë, por mundohem tua plotësoj dëshirat veçanërisht konsumatorëve që i njoh prej kohësh. Ka njerëz që më shkruajnë në facebook dhe kërkojnë që tu bëj në makatio foton e profilit të tyre e shumë gjëra të tilla. Të realizosh në një hapësirë aq të vogël sa ajo e një filxhani, natyrisht që  kërkon shumë përvojë pune e shumë përkushtim, por unë e bëj me shumë pasion. Një ndër provat më të vështira për mua ka qenë kur u ftova në një emision të Besim Dinës dhe realizova drejtpërdrejt një makiato me sy mbyllur, është një nga sfidat më të mëdha që kam realizuar deri tani.”- shprehet Jetmiri.

Kulla e Efelit, një burrë me plis në kokë, peizazhe nga më të ndryshmet, persona të famshëm, janë vetëm disa nga figurat më të njohura të Jetmirit që mund ti gjesh në makiatot që ai përgatit.

“Gjithçka që dëshiron mund ta arrijë njeriu nëse beson dhe e do atë punë, kështu është edhe në këtë profesion. Por ëndrra ime është që të bëhem një trajner i personave që duan të vazhdojnë në këtë profesion, të cilët kërkojnë të arrijnë të realizojnë atë që bëj unë sot, dhe pse jo, unë t’ua plotësojë këtë dëshirë nga përvoja ime e gjatë. Një trajner i të gjithë atyre që duan të jenë kamerierë të zotë apo banakierë, ata që mendojnë të bëhen shumë të veçantë në këtë profesion, kjo është ambicia ime që dua ta realizoj në të ardhmen.” E sa më profesional dhe të arrirë në profesionin e tyre aq më shumë do të ndikojë edhe në disponimin e atyre që e duan një kafe të mirë në mëngjes.

admin

Artikujt e tjetrë