Letërsi

Kush do të jetë fituesi i Nobel-it në letërsi 2016?

Çmimi Nobel i vitit të kaluar në Letërsi ishte diçka e rrallë në historinë e ndarjes së çmimeve  ashtu si fituesja, Svetlana Alexievich, e favorizuar për të fituar nga ana e faqes britanike Ladbrokes. Pavarësisht se favorizimi në këtë faqe mbetet edne një mister, pasi që librat e Alexievich janë historitë gojore që kombinohen me zhanrin fiction dhe non-fiction. Dhe nëse Ladbrokes duhet besuar, kjo kategori këtë vit është më transparente. Madje edhe këtë vit njerëzit po vënë “baste” se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh dhe nuk duhet çuditur nëse fitimtar do të dalë një nga emrat jo aq të “famshëm” për lexuesin mbarëbotëror. Këtë vit kemi Haruki Murakamin si pretendent kryesor të çmimit të madh, pasuar nga Adonis, Joyce Carol Oates dhe shkrimtari kenian Ngugi ëa Thiong’o.  Këta emra jo domosdoshmërisht janë shfaqur në Ladbrokes, por janë shkrimtarët e preferuar të lexuesve nga e mbarë bota. Kjo do të thotë se teoria e basteve për fituesin duhet lënë mënjanë dhe të presim për një emër që e kemi pritur të gjithë. Megjithatë duhet të presim edhe befasi nga këto ndarje çmimesh të sivjetme pasi shumë nga shkrimtarët e njohur të cilët kanë mundur të jenë fitues të këtij çmimi edhe gjatë viteve të kaluara, ose të paktën kështu kemi shpresuar janë Milan Kundera, shkrimtari irlandez John Banville, William Trevor, Rohinton Mistry, Margaret Atëood, Paul Muldoon, Salman Rushdie, Tom Stoppard, Colm Toibin, Julian Barnes. Por nuk mund të lëmë anash as shkrimtarin tonë të njohur Ismail Kadare, i cili është përfolur aq gjatë nga qarqet intelektuale jo vetëm shqiptare, shkrimtarin amerikan Philip Roth etj. Deri atëherë mbesim nën ethet e ndarjes së çmimit të madh të Nobel-it në Letërsi për vitin 2016.

admin

Artikujt e tjetrë