Arte Pamore

Identitetet e Edvina Metës

Edvina Meta është fotografja jonë e talentuar, e cila gjithmonë sjellë rrëfime të veçanta përmes shkrepjeve. Këtë herë ajo vjen me “Identity”, një set fotografish i pagëzuar jo rastësisht me këtë emër, pasi secili prej nesh mund të vendos veten e tij pas maskës së luleve që i përshtaten karakterit të secilit.

Femra, lule, fytyra të mbuluara, nuanca…Një zgjedhje e rrallë për ta hasur. Projekti Identity nuk është përfunduar ende do vazhdoj akoma, mbase  me muaj ose dhe me vite. Në këtë rast kisha përzgjedhur 4 stinët si tematikë dhe në bazë të secilës stinë krijuam maskat. Ndaj dhe bashkëpunova me Rael Hoxha si art director, që ai të sillte këndvështrimin e tij në lidhje me kompozimin e luleve. Jam shumë e kënaqur nga puna dhe zgjedhja që bëra për ta përfshirë Raelin, pasi është një komponent shumë i rëndësishëm për këtë set. Gjithashtu edhe modelja Jona Haderi, solli këndvështrimin e saj me veshjet në këtë projekt.” 

Edvina është e njohur për fotografitë e saj konceptuale, për bashkëpunimin me fytyra të njohura të skenës shqiptare por edhe me njerëz të zakonshëm, të cilët në fotografitë e Edvinës transformohen duke u bërë një me subjektin e përzgjedhur si pika kryesore e një seti të caktuar fotografish.

Dhe kur kemi përpara vetes vepra të realizuara kaq bukur artistikisht, frymëzimi apo muza është ajo që na bien në mend. Se çfarë është ajo apo cili është momenti kur artistët ndjejnë nevojën për të krijuar. Për Edvinën në përgjithësi nuk ka diçka specifike që ta frymëzojë, ajo tregon se mjafton ndonjëherë një pikturë, një film, libër ose modele. “Në këtë rast doja të krijoja një set ku personazhi mos të zbulohej kush ishte, ndaj dhe u ula dhe krijova një seri e bazuar me objekte apo maska, që mund të mbajnë kreativisht setin pa u bërë i mërzitshëm dhe njëkohësisht mua të më jap mundësi të luaj me ngjyrat.”Shumë nga fotografitë e saj tashmë i shohim në mediat më prestigjioze të fotografisë, por jo vetëm dhe Edvina e pranon se ndjehet e vlerësuar e që është duke ecur në rrugën duhur.

ch8a0935

Në fund të fundit kritika pozitive të motivon, që të vazhdosh të krijosh projekte, të cilat mbase nuk do të sjellin një feedback të madh nga popullata e gjerë, por sjellin një feedback nga ata që e vlerësojnë siç duhet fotografinë. Gjithashtu jam në përgjegjësinë, që të mbaj nivelin e fotografisë në të njëjtat standarde, qe këto projekte që publikohen janë dhe që gjithmonë të vi ndryshe dhe të përmirësohem. Pra është pozitive, me motivon por nuk kënaqem me kaq. Dua të bëj më tepër dhe të arrij shumë më tepër, ndaj dhe duhet që në çdo projekt, të vi gjithmonë e më e fortë në krijimtari dhe teknikisht.”

 Sot shohim fotografi nga më të ndryshmet, madje edhe fotografi të cilat e humbasin tërësisht vizualitetin e subjektit. Përdorimi i fotoshopit është i domosdoshëm, varësisht nga projekti dhe qëllimi i tij. Megjithatë kohët e fundit duket se ai është bërë pjesë e secilës fotografi që shohim që nga ato profesionale e deri tek njerëzit e zakonshëm. Në lidhje me këtë Edvina Meta thotë për të fotoshop është basic kolor correction dhe balancimi i ndriçimit, e që shtë i nevojshëm dhe të ndihmon të përmirësosh një fotografi. Megjithatë ajo nënvizon faktin se fotografia nuk duhet të jetë e varur nga fotoshopi, pra nëse paraprodukti dhe produkti është i saktë dhe i mirëmenduar nuk është e nevojshme të manipulohet përmes retouch dhe fotoshhopit. Në projektin e fundit “Identity” ajo tregon se fotoshopi ka qenë pothuajse inekzistent, pasi si projekt është minimalit dhe spikat ideja.

ch8a0858

“Masa e gjerë tek ne, mund ta shohë ndikimin e fotoshopit si një gënjeshtër pasi të paktën në media retouch përdoret ne mënyrë abuzuese mbi imazhin e femrës. Por mungojnë profesionistët dhe organizatat, që të mbikëqyrin dhe kontrollojnë këto lloj manipulimesh jo të sakta profesionalisht. Mund të them që të paktën një pjesë e madhe e njerëzve (përfshirë dhe njerëz të medias apo politikanë), që duan te punojnë me mua e kanë shumë të rëndësishme që retouch në fotoshop të jetë sa më minimal, pasi duan të jenë sa më real në imazhin, që përcjellin tek publiku. Ndaj kam shpresë që me ritme mbase shumë të ngadalta mund të ndryshojë dhe përqasja që ka publiku me fotografinë dhe fotoshopin.”

admin

Artikujt e tjetrë