Arte Pamore

Artisti vë në pikëpyetje fenomenet që na rrethojnë

Bota e tij artistike është një botë pa kufij, në të cilën ai shëtit duke mbartur gjithmonë me vete pjesë të identitetit të tij, por edhe të atyre që e kanë humbur atë në këtë shoqëri tranzicioni që jetojmë. Driton Selmani artisti që vë në pikëpyetje fenomenet që na rrethojnë, flet në Flatra për krijimtarinë, tiparet e veprave të tij, artin bashkëkohor që zhvillohet në Kosovë.  Ka përfunduar studimet master në Artet Bashkëkohore në The Arts University Bournemouth të Anglisë ndërsa hulumtimi tij artistik është në një ‘nismë eksperimentale’ të vazhdueshme dhe ka një lidhje të ngushtë me kompleksitetin e ndodhur në identitetin e tij kulturor. 

 

Interivstoi: Jonida Balla

Si mund të përkufizohet arti  apo veprat e tua artistike, art social apo politik?

Për mua është e pamundur ta përkufizoj praktikën time mes këtyre dy opsioneve, por që hulumtimi im artistik lidhet shumë me këto tema. Praktika e punëve të mia është që t’i vendos në pikëpyetje pikërisht fenomene si: gjendja ekonomiko-sociale e shoqërive në tranzicion, krizën e identitetit si dhe after-effect’et  politike që përfshijnë konfliktet, shpërnguljen e njerëzve, realitetet-paralele etj. Pamundësia për t’i kuptuar fenomenet e tilla, e bënë praktikën time platformë të domosdoshme veprimi për komunikim.

Cili mund të jetë roli i artit në shoqërinë e sotme, që duket se është e “zhveshur” nga ndjeshmëria?

Veshja me ndjeshmëri.

Si është për ju të interpretoni vizualisht imagjinatën e dikujt tjetër apo atë çka ka në kokë dikush tjetër? Çfarë avantazhesh apo vështirësi ka për një ilustrues?

Imagjinata e dikujt tjetër është njëjtë sikur se – imagjinata ime për tjetrin është imagjinata e dikujt tjetër. Kjo e lehtëson shumë procesin e komunikimit mes meje edhe tjetrit.

driton-selmani-photo-by-layla-barake

 

Ka disa vite që ekzistojnë software për manipulim të imazhit, që kanë hyrë në jetën e artistëve, mund të na thoni qasjen tuaj për artin dixhital?

Dixhitalizimi edhe zhvillimi ekonomik, kanë ndikuar edhe në vetë idetë tona, kështu që është e pamundur ta gjykosh këtë fenomen duke jetuar në këtë kohë. Ne na vijnë në kokë edhe plane që lidhen krejtësisht me botën virtuale.  Unë mundohem që veglat që i mbaj në çantën në shpinë, përpos laptopit, të ketë edhe ndonjë çekan, ose edhe ndonjë gomë për opsion undo.

Si do ta vlerësonit artin bashkëkohor të Kosovës?

Skena e artit bashkëkohor në Kosovë lidhet shumë me zhvillimin e vendit, por duke e parë aritmin e ecjes së shtetit, besoj që skena e artit bashkëkohor kosovar është diçka që duhet të çmohet dhe të investohet.  Arti bashkëkohor kosovar është ndër gjërat e vetme që prinë dukshëm në eksport në raport me importet e Kosovës.

 

 

admin

Artikujt e tjetrë