Gruaja

Të ushqyerit me gji, metoda më e mirë

a-img_6424-01

Melinda Mckay shpalos në Flatra dobitë e gjidhënies, efektet pozitive të saj si dhe pse është e domosdoshme që nënat të marrin informacionet e sakta nga profesionistët.

 Nga Besa Gjoni / Foto Elisa Nikolla

 A mund të na thoni diçka më shumë rreth  iniciativës për të  ndërgjegjësuar gratë rreth dobive të gjidhënies?

Jam një profesioniste e shëndetit publik dhe një nënë që ushqen me gji fëmijët e saj, ndaj për mua ishte vërtet alarmuese kur mësova se Kosova ka një ndër normat më të larta të vdekshmërisë së foshnjave në të gjithë Evropën.  Një ndër format më efektive që një nënë mund ta mbrojë foshnjën e vet është ta ushqejë atë me gjirin e saj.  Një në dhjetë foshnje nën 6 muaj,  janë ekskluzivisht që ushqehen me gji në Kosovë. Një arsye e madhe për këtë është mungesa e informacioneve dhe mbështetja. Kështu që unë jam duke punuar me nënat dhe profesionistë të shëndetit të këtij vendi, që ta ndryshojmë këtë. Një iniciativë, në të cilën unë jam e përfshirë është edhe “ Veprimi për Nënat” dhe Qendra Informative për Shëndetin e Gruas dhe Fëmijëve. Momentalisht janë tri qendra; QKUK Klinika Obstetrike në Prishtinë, Qendra për mjekësi familjare 4 në Prishtinë dhe Qendra për mjekësi familjare 2 në Ferizaj. Këto qendra ofrojnë shumë informacione në lidhje me ushqyerjen me gji, kujdesin për të porsalindurin, shtatzëninë, si edhe mbështetje individuale etj.  Për më shumë detaje dhe oraret e klasës  mund të shikoni këtu http://amchealth.org/how-we-impact/educational-programs/ ose t’i thërrisni ata në numrin 038-748-309. Plani ynë është t’i zgjerojmë më tej këto përpjekje, duke krijuar një sistem online, që t’i mbështesim ato  gra, duke u ofruar të bisedojnë me ndonjë këshilltar të trajnuar në lidhje me ushqyerjen me gji sa herë që kanë nevojë. Jam gjithashtu duke punuar me grupet mbështetëse të të ushqyerit me gji “Nëna për Nënën”, duke sjellë organizatën ndërkombëtare La Leche në Kosovë. La Leche  është organizatë jo fitimprurëse me fëmijë në gji dhe ka mbështetjen e rrjetit, që operon në 68 vende të botës. Plani im është që të ndihmoj gratë kosovare, të cilat pastaj mund të mësojnë më shumë dhe të përhapin njohuri mbi rëndësinë dhe vlerën e ushqyerjes me gji.

Cilat janë disa nga dobitë që sjell ushqyerja me gji për nënën dhe foshnjën?

Ka shumë sosh! Qumështi i gjirit ka vitamina dhe minerale, që foshnja juaj ka nevojë për to dhe antitrupa të fuqishëm që e mbajnë foshnjën të shëndoshë.  Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se foshnjat që ushqehen me gji kanë më pak gjasa të infektohen, të kenë ndonjë alergji,  problem me stomak apo edhe problem dentare dhe e zvogëlon rrezikun për sindroma e  vdekjes së papritur të foshnjave dhe vdekjen për shkaqe të tjera. Studimet po ashtu kanë vërtetuar dobitë afatgjata të inteligjencës së lartë dhe zvogëlimin e mundësisë së sëmundjes së diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.  Dhe në rast se keni  menduar se gjidhënia i venit gjinjtë, kjo nuk është aspak  e vërtetë, përkundrazi ajo ndihmon në humbjen e peshës e sidomos në bel dhe kofshë. Ndryshimi i formës apo madhësisë së gjinjve vjen si pasojë e shtatzënisë ndërsa gratë që ushqejnë fëmijët me gji humbin rreth 0.8 kg në muaj përgjatë 6 muajve të parë të gjidhënies. Duhet theksuar se gjidhënia parandalon kancerin e gjirit, të mitës apo kancerin ovarian.

a-img_6471-01

Pasi që si koncept kjo duket e thjeshtë, por  sa është e vështirë që një nënë ta praktikojë këtë mënyrë?

Për disa nëna është e lehtë, e për disa të tjera ka disa vështirësi. Javët e para janë më të vështira, por më pas do fillojnë të bëhen më të lehta. Parimisht të gjitha gratë mund të ushqejnë me gji. Atyre ju nevojitet të besojnë në veten e tyre dhe të marrin këshillat e duhura.  Madhësia e gjirit nuk është e rëndësishme dhe pa dyshim se do të keni qumësht të mjaftueshëm, përderisa pini mjaftueshëm ujë. Produktet e qumështit janë gjithmonë një çështje e thjeshtë e kërkesës dhe ofertës. Sa më shumë e kërkon foshnja juaj atë, aq më shumë qumësht do të prodhoni. Është normale të brengoseni, sepse ju nuk e dini se sa qumësht është duke marrë foshnja juaj.  Por është e lehte të thuhet nëse foshnja juaj ka pirë mjaftueshëm, kjo  nga numri i pelenave të pista për një ditë dhe shtimit te peshës së foshnjës duke u peshuar tek mjeku në kontrollet e foshnjës.  Mënyra më e mirë, që të keni qumësht të mirë është duke e vëne foshnjën në gji qysh në fillim të lindjes së tij dhe duke e mbajtur afër jush sidomos në dy javët e para, pra ai mund të pijë sa herë të dojë. Foshnjat kanë një instinkt natyral për tu ushqyer me gji, ne vetëm duhet të jemi të sigurt se nëna është e gatshme që ta ushqej atë. Problemi në Kosovë është se shumë gra  nuk marrin informata të duhura apo mbështetjen për të filluar ushqyerjen me gji dhe të kalojnë çdo vështirësi, që ato  mund të kenë. Familja dhe shoqëria mund të mos i dinë të gjithë dhe në këtë mënyrë mund të japin këshilla të gabuara, që nuk janë të bazuara në fakte; nuk është faji i tyre, por kjo vjen për shkak të mungesës së përvojës.

admin

Artikujt e tjetrë