Shëndet

Shumë e dobët … shumë e shëndosh

Dobësimi i Adeles është argumenti që ka (përsëri) ndezur debatet në lidhje me modelin mbizotërues të bukurisë,që që kurrë nuk ka qenë kaq kontradiktor.

Lajmi i dobësimit drastik të Adele u përhapë në mbarë botën, duke shkaktuar një reagim që do të ishte e arsyeshme vetëm nëse e njëjta do të kishte publikuar albumin e ri. Një prej redaktoret e Vogue Italia, Annarita Briganti, shkroi: Adele po bën cd e tretë, presioni i ambientit dhe spektaklit janë monstruoze dhe paparacët të pamëshirshëm. Nuk e njoha nga format e reja të trupit, ka bërë mirë…por kur do ta kuptojmë se të vërteta jemi më të bukura? Lexuesit janë të ndarë. Një palë që  justifikojnë zgjedhjen e këngëtares, e të tjerë që e qortojnë se u bë pjesë e një sistemi të bukurie, kur ajo vetë ka pranuar ekuacionin “grua e vërtetë = grua e shëndosh”. Pavarësisht të drejtës së shenjtë të gjithsecilit për të ndryshuar mendjen  dhe për të bërë me trupin e vet atë që mendon se është e drejtë, diskutimi është shuam i gjerë. Forma nuk do të thotë obezë, të dobët dhe nuk do të thotë anoreksi. Në kohën e paranojës ndaj ushqimit diskutimi mbi standardet estetike janë bërë të ashpra, pothuajse të padiskutueshme. Moda është “fajtore” që propozon një grua ideale e kufizuar nga anoreksia, e zhveshur nga ato karakteristika që konsiderohen “femër” – duhet të lexoni forma – në favor të një siluete, që qëndron shumë më lart të vdekshmëve të zakonshëm dhe identifikohet në një prototip ku shpesh gjinitë përzihen. Duhet të kemi parasysh se fjala “ideale” është reflektim i të gjitha obsesioneve të shoqërisë sonë (e hollë, e re, seksi) dhe nga ana tjetër është, shumë më pak poetike, si rezultat i ndryshimeve të tregut. Modelet, megjithatë, nuk janë të vetmet protagonistë të kopertinave dhe fushatave të marketingut: që u luftojnë idenë e të qënit mbretëreshë janë të famshme si Adele, Beyonce, Kim Kardashian: ato që janë të ndryshme nga të tjera, deri në atë pikë që gati bëhen komike, si në rastin e Kardashianit, e cila me ekzagjerimet e fundshpinës u bë e famshme. Ju pëlqen ose jo, por fiziku i saj ka bërë që të ketë miliona ndjekës. Dhe nëse “modeli Kardashian” është i diskutueshëm – dhe aspak natyrale – ka personalitete të tjera të cilat kanë marrë përsipër sfidën. “Body confidence”, vetëbesim, pranim: janë fjalët që gjithmonë përdoren në fushata publicitare, sa herë që preket kjo temë. Fjalët, megjithatë, janë të rëndësishme:  kështu modelelja Stefania Ferrario u bë “hashtag” protagoniste për disa muaj në Instagram #Droptheplus, ose “Braktisni plusin”: jo modelen “plus size”, por më tepër, thjesht modelen.  Është kaq e vështirë? Gra ka pafund, ndaj dhe bukuria e tyre është e pfundme dhe e ndryshme. Janë njëjtë të bukura si Candice Huffine ashtu edhe Myla Dalbesio. Por a jemi të sigurt që gjëra të tilla në FB “ti japim për të ngrënë Angleina Jolie” apo komentet në Insta “na i shpife ha një sandviç, janë mënyra më e mirë për tu përballë me debatin?  Herë pas herë duhet të kujtohemi që rrjetet sociale nuk janë vendi i duhur për këto debate. Roli i medias në këtë rast është thelbësor, mbi të gjitha në zgjedhjen e terminologjisë së duhur dhe në mënyrën e të treguarit të gjërave. Përgjegjësia më e madhe është përballë të rinjve, adoleshentëve, si kurrë më parë të “bombarduar” nga një fluksi informacioni shpesh kontradiktor. Promovimi i pranimit qetësisht i vetvetes, në të njëjtën kohë, të një mënyre jetese të shëndetshme dhe të balancuar, duhet të përfaqësojë kompromisin e artë që është shkelur shpesh nga fushata të pangopura dhe sipërfaqësore, idealen për trupin e vet e vendos vetëm personi në fjalë.

admin

Artikujt e tjetrë