Lifestyle

Pse gratë nuk duhet të ndihen fajtore?

Përktheu: Jonida Balla

Ashtu si shumë vajza të reja, pjesën më të madhe të fëmijërisë sime e kam kaluar duke lozur me kukulla.  Nuk kishte kufizime në atë se çfarë ato kukulla mund të bënin nën juridiksionin tim. Ato mund të ishin astronaute apo këngëtare. E megjithatë gjithmonë kishin pranë një kukull mashkull, që tu bënte shoqëri atyre dhe t’i mbështes ato. Nganjëherë kishin edhe kukulla fëmijë, për të cilët kujdeseshin.  Kukullat e mia i kishin të gjitha, e pse jo? Që në moshë të re isha mësuar të më thoshin se kur të rritem mund të kem gjithçka që dua. Unë jam grua, jam e barabartë me burrat dhe mund të mbërrijë të gjitha qëllimet që ia vë synim vetes.  Këtë e dëgjoja vazhdimisht si në shkollë ashtu edhe në shtëpi. Por nuk ekzistonte ndonjë mekanizëm i veçantë sesi mund “t’i arrije të gjitha”, dhe se këto mesazhe hershme të fuqizimit dështuan të japin llogari për: ndjenjën e vazhdueshme e fajit.

Kur miti takohet me realitetin

Kur u futa në botën e “fuqisë punëtore”, kisha një plan të paracaktuar; krijimi i një karriere të suksesshme, të  martohem, të kem fëmijë dhe të jetoj si një nënë që punon shumë dhe është e pavarur ekonomikisht.  E dija se, për të arritur këto objektiva,  e ndjeja të  nevojshme të kisha pranë një këshilluese grua. Ato më mësuan dhe ndryshuan perceptimin që kisha në lidhje me “ t’i kesh të gjitha”.  Në letra ishte gjithçka e analizuar dhe e zgjidhur shumë mirë. Brenda megjithatë ato luftonin me një vet – dyshim. Pasi lexoje mes rreshtash e kuptoje nëse ishte një lloj pakënaqësie dhe jo mungesë entuziazmi për të arriturat e përgjithshme në jetë.

Në anën tjetër janë gratë që kanë shpenzuar çdo minutë të jetës së tyre duke iu përkushtuar karrierës dhe që njëkohësisht ndjehen fajtore që nuk kanë kaluar më shumë pranë familjes. Dhe gra që kanë kaluar shumë kohë me fëmijët e tyre dhe përjetojnë ndjenjën e frikës se janë anashkaluar nga shoqëria e jeta sociale apo se nuk ka më kohë të ndërtojnë karrierën që kanë dëshiruar gjithmonë.  Duket sikur gratë ndjehen gjithmonë fajtore për diçka, madje edhe atëherë kur mendojnë se kanë qenë paksa më agresive në takimin e fundit me punëtorët, kolegët apo punëdhënësit.

Kur fillova të pyesja shoqet se a mendojnë se gratë mund t’i kenë të gjitha, e kuptova menjëherë se të gjitha ishim rritur me të njëjtin perceptim për realitetin dhe se të gjitha në një mënyrë apo tjetër ishim ndjerë të zhgënjyera pas kapërcimit të fëmijërisë. Për më tepër, tashmë kishim filluar ta fajësojmë veten. Pse gratë ndihen kaq fajtore për zgjedhjet që bëjnë? A është tregimi “t’i kesh të gjitha” duke ndikuar në pakënaqësitë që kemi sot?  Dhe pyetja më e rëndësishme është se a mund ta ndërprenë këtë cikël gjeneratat më të reja.

Origjina e fajit

Le të bëjmë një provë të vogël.  Sa herë na ndodh që të fillojmë një dietë dhe të tundohemi nga një ëmbëlsirë dhe ndjehemi fajtor? Apo kur lëmë pa përfunduar diçka gjatë ditës dhe në mbrëmje na mundon ajo ndjenja brejtëse e fajit? Dhe sa herë përkushtoheni maksimalisht në punë dhe personat e dashur i lëmë anash pa qëllim dhe sërish ndjehemi fajtore? Nëse je grua duhet ta dish edhe përgjigjen e këtyre pyetjeve , që është e njëjta çdo herë. Sipas në studimi të bërë në vitin 2010 në një nga vendet evropiane, 96 % e grave ndihen fajtore të paktën një herë në ditë.

Gratë vazhdimisht i bëjnë presion vetes, se nuk punojnë sa duhet, nuk përkushtohen sa duhet dhe nuk janë të suksesshme sa duhet.  Dhe që kur jemi mësuar me idenë e “gruas së përsosur” në një mënyrë apo tjetër ndjehemi sikur kemi dështuar ta arrijmë këtë prototip.

Së fundi një studim i bërë nga Forbes ka treguar se gratë që kanë një karrierë të shkëlqyer ndihen fajtore që nuk kanë mjaftueshëm kohë për familjen, e në anën tjetër është ndjena e fajit e nënave të cilat kanë sakrifikuar punën dhe karrierën për familjen. Një përpjekje e vazhdueshme për të t’i arritur të gjitha.

admin

Artikujt e tjetrë